Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
3 formula veshje të bukura për festa
 
Shperndaje
ikub#: 1712070074
Opsionet për festa janë të pafundme sipas stilit dhe vendit se ku mendoni ti festoni.
Që nga fustanet, fundet, jumpsuit, xixat, shkëlqimi etj. janë mbizotëruese të festave.
 
Asnjë prej atyre nuk është e gabuar, përkundrazi janë një personifikim i festave të fundvitit dhe atmosferës magjike që i rrethon këto festa.
 
Mirëpo nëse dëshironi që të mos jeni njësoj si të tjetër, të keni një tjetër stil festiv dhe në të njëjtën kohë të dukeni elegante dhe komode atëherë duhet të provoni këtë 3 formula.
1-Vishni xhinse
 
Po xhinse e lexuat mirë. Zgjidhni një palë me prerje drejte ngjyrë të errët dhe sipër vishni një xhaketë material velur me dizenjo festive. Kjo veshje do të duket mjaft elegante dhe komode. Plotësojeni veshjen me një palë vathë delikate dhe një çantë të vogël dhe një palë shapka ose këpucë elegante po material veluri, mundësisht në të njëjtën ngjyrë me xhaketën.
2-E zeza klasike
 
Zgjidhni një palë pantallona kaliske të zeza që vijnë pak të gjera në fund siç është edhe moda aktuale. Kombinojeni me një badi trupore të zezë por me shkëlqim ose xixa në pjesën e sipërme. Kjo do e bëj veshjen të duket shumë shik dhe e përshtatshme për festa.
 
Plotësojeni veshjen me një palë sandale elegante, një çantë të vogël dore dhe një palë vëthë të artë.
3-Romantike dhe femërore
 
Nuk kanë pse festat të karakterizohen vetëm nga ngjyrat e kuqe, jeshile, gold apo nuancat metalike. Vishni një fund midi me ngjyra të ndryshme dhe një bluzë me supe jashtë për ti dhënë dozën e duhur të romanticitetit dhe joshjes. Një palë sandale ngjyrë gold dhe një çantë dore e punuar do të plotësonin veshjen në mënyrë perfekte.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FESTA IDE VESHJE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved