Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Bluzat golf si ti kombinoni bukur
 
Shperndaje
ikub#: 1712070044
Kështu sot po ju tregojmë disa mënyra për te veshur këtë veshje si ta kombinoni dhe ne çfarë rastesh mund ta vishni.
 
Bluzat golf janë një veshje me te cilat mund te bëni shume kombinime te mundshme dhe për këtë arsye golfet janë nder veshjet qe nuk dalin kurrë nga moda. Kështu sot po ju tregojmë disa mënyra për te veshur këtë veshje si ta kombinoni dhe ne çfarë rastesh mund ta vishni.
 
1. Golfi oversize për një look sporty chic
Ky lloj golfi shpesh realizohet ne lesh te trashe dhe është perfekt për te kompletuar një look sporty chic ne gjendje për te përballuar temperaturat me te ulëta. Për te mbajtur këtë lloj golfi mund ta kombinoni me jeans skinny dhe sneakers për një veshje te përditshme apo me pantallona te ngushta dhe çizme te shkurtra për një pamje shume elegante. Për ato femra te cilat ndjejnë me shume te ftohtin por qe nuk dëshirojnë te heqin dore nga një pamje moderne mund te kombinojnë golfin edhe me kapelat dimërore.
 
2. Si te kombinoni golfin e ngushtë
Siç mund ta dini golfin mund ta gjeni edhe ne versione te tjera dhe jo vetëm ne atë te leshte si për shembull ne një model te ngushte pas trupit. Ne këtë rast miksimi duhet te jete shume elegant ne ngjyre te zi për ta kombinuar me një pale pantallona te gjera, këpucë me taka dhe pallto. Një alternativ? Për dashamirëset e një look-u rock'n'roll mund te preferoni te vishni golfin e ngushte dhe te gjate me një pale geta te trasha, këmbale dhe bizhuteri dhe për te përfunduar look-un një xhakete lëkure.
 
3. Golf dhe sarafan një kombinim bon ton
Një tjetër mundësi kombinimi për tu dukur bukur me golf është te vishni atë me një fustan sarafan. Kjo është një veshje për raste me formale dhe për te kompletuar look-un vishni një pale çizme te gjata deri tek gjunjët. Një alternativ për një look dite? Te kombinoni këtë veshje me një pale geta te veçanta dhe te vishni një pale këpucë mary jane te shkëlqyeshme.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BLUZA GOLF KOMBINIM

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved