Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Make up festiv dhe disa ide të bukura për ta realizuar
 
Shperndaje
ikub#: 1712070109
Nuk jemi shume larg festave te fund vitit dhe shtëpitë kozmetike kane idetë dhe këshillat te qarta duke propozuar make up-in e duhur te festave për një look me te vërtet glamour.
Nuk jemi shume larg festave te fund vitit dhe shtëpitë kozmetike kane idetë dhe këshillat te qarta duke propozuar make up-in e duhur te festave për një look me te vërtet glamour. 
 
Këshilla e pare është te nxirrni ne pah sytë me një vije te holle peneli te zi. Qepalla e sipërme duhet te jete nude ndërsa ajo e poshtme mund te kornizohet nga një ton sysh kaf. Ne cepin e brendshëm mund te aplikoni një ton me te shkëlqyeshëm ne ngjyre ndryshku dhe me përbërje lehtësisht metalike.
Te njëjtat ngjyra duhet te përdorni edhe për mollëzat ku dalin ne pah nga një fard ne ngjyre portokalli e ngrohte dhe e shkëlqyeshme. Buzët mund ti lyeni me një buzëkuq ne ngjyre tulle-gështenjë. Ky është një grim perfekt për ato femra te cilat kane një ngjyre lëkure te çelur te ngrohte dhe qe pëlqejnë te veshin ngjyrat e vjeshtës.
 
Për ato qe duan ngjyrat e ndezura me mire nëse synoni për ngjyrat vjollce dhe te arte. Pasi te keni aplikuar penelin e zi disi me një vije me te trashe cepat e syve mund ti shkëlqeni me një ton sysh kremoz ne ngjyre te arte dhe pjesën e poshtme te syve te aplikoni tonin ne ngjyre vjollce te çelur. Mos aplikoni fard ne mollëza ndërsa ne buze preferoni një buzëkuq ne ngjyre kafe te erret. Ky është një make up i duhur për ato qe kane sy jeshil.
 
Ndërsa propozimi për ato femra qe kane një ngjyre lëkurë te ftohte vija e penelit duhet te jete e holle dhe me pas aplikoni lehtësisht një ton sysh ne ngjyre gri perle. Ne faqe preferoni një fard ne ngjyre te arte ndërsa buzët janë te theksuara me një buzëkuq ne ngjyre qershie te erret. Ky është  make up-i i duhur për ato femra qe kane një ngjyre lëkure me te erret dhe te ftohte.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FESTA MAKE-UP REALIZIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved