Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Peneli me yje, tendenca më e re që po çmend internetin
 
Shperndaje
ikub#: 1712070031
Kur je një fanatik i Instagramit fillon të shohësh tendencat që zhvillohen në kohë reale.
Zhvillimi i më i madhe i tendencave të bukurisë dhe makeup-it ndodhin gjatë muajit të modës dhe më pas vjen një heshtje e gjatë. Kur papritur një nga artistët e makeup-it dhe bukurisë fillon të bombardojë Instagramin me foto të shumta lidhur me idenë e tij më të re.
Kjo sigurisht do të përkrahet nga një pjesë e madhe e femrave që do të fillojnë gjithashtu të publikojnë fotot e tyre dhe ja ku tashmë vetëm në pak kohë ajo u kthye në një tendencë. Mirëpo aq sa shpejt Instagrami i sjell tendencat po aq shpejt i largon ato duke i zëvendësuar me të tjera.
Këtë sezon festiv duket se tendencë do të jetë peneli i krijuar me yje.
 
Kjo tendencë ka të bëjë në thelb krijimin e një peneli të hollë duke formuar sy mace përmes ngjitjes ose pikturimit te yjeve të vogla. Shumicën e rasteve ato shoqërohen me shkëlqim e xixa duke e bërë një makeup mjaft festiv dhe të magjishëm.
Aplikoni një ngjitës të shkëlqyeshëm që shërben për vendosjen e xixave në sy dhe aplikoni një vijë të hollë sipas formës së penelit që doni të krijoni në sy. Më pas filloni vendosni yjet me radhë duke i ngjitur në të. Mund të krijoni forma të ndryshme , madje mund ti ngjisni edhe sipër një peneli të zi klasik.
Çdo zgjedhje varet sipas shijes individuale. Sigurisht nëse keni një talent për pikturë, atëherë mund ti vizatoni vetë yjet me një laps të zi ose me ngjyrë.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FESTA MAKEUP PENELI TENDENCA YJE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved