Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Çfarë është kodi i veshjes?
 
Shperndaje
ikub#: 1712070035
Ne çdo kulture ekzistojnë rregulla te prezantimit dhe te cilat respektohen rreptësishtë dhe nuk mund ta anash kaloni nëse dëshironi te jene pjese e një shoqërie te tille.
Dress code është një koncept i huazuar nga anglishtja qe ne shqip quhet "kodi i veshjes". Ne çdo kulture ekzistojnë rregulla te prezantimit dhe te cilat respektohen rreptësishtë dhe nuk mund ta anash kaloni nëse dëshironi te jene pjese e një shoqërie te tille.
 
1. Kodi i veshjes
Kodi i veshjes kulturor varet nga shoqëria ne shoqëri dhe transmetohet ne baze te disa rregullave qe i përkasin mënyrës se te veshurit. Te gjitha kulturat kane propozuar dress code qe i përket edhe veshjeve profesionale si mjeket, uniformat ushtarake etj. Kështu dress code nuk do te thotë vetëm qe te visheni mire por përfshin edhe jetën e përditshme. Duke filluar nga look-u për ne zyre deri tek veshje për te luajtur me fëmijët ne park, nga veshja e palestrës tek një veshje m miket për ne mbrëmje, kështu çdo veshje është shume e formalizuar por duke ju përshtatur stilit te gjithsecilit duhet te jete brenda kufijve te caktuar. Nëse për një veshje dite zgjedhjet janë te përditshme aq sa mund te duken dhe banale është me interesante te krijoni një ide te dress code me formal te cilët variojne nga ceremonitë dhe rastet sociale.
 
White Tie
Kodi i veshjes me formal është ai qe shkruhet ne një ftese ku i "detyron" te ftuarit te prezantohen me "White Tie" qe do te thotë me "kravatë te bardhe". Kjo ftese rezervohet për raste shume te veçanta dhe shume formale, ky kod veshjeje parashikon qe meshkujt duhet te vishen me frak dhe papion te bardhe me këmishë dhe jelek ndërsa për zonjat kupton qe duhet te prezantohen me një fustan te gjate ne ngjyre blu apo te zi ndërsa është e ndaluar te mbajnë bizhuteri apo flokët e lëshuar.
 
Black Tie
Është një ftese disi me e zakonshme por sidoqoftë sinonim i elegancës absolute. Kjo ftese parashikon Black Tie" dhe quhet "Kravata e zeze" ku detyron meshkujt te mbajnë veshur një smoking ndërsa zonjat duhet te prezantohen me një fustan cocktail por kurrë sipër gjunjëve apo një fustan te gjate.
 
Cocktail Attire
Shembulli i trete i dress code elegant është "Cocktail Attire" i cili është disi me infomal ne kodin e veshjes dhe parashikon veshjen e një kostumi te thjeshte ne ngjyre te erret ndërsa zonjat mund te preferojnë te veshin një kostum mbrëmjeje apo një fustan cocktail.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: KODI KULTURA SHOQERI VESHJA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved