Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ja si të jeni perfekte për festat e fund vitit
 
Shperndaje
ikub#: 1712220039
Grimi i bukur për festa është ai qe nxjerre ne pah bukurinë e çdo femre dhe qe ndryshon nga grimi i perditshmerise por gjithsesi duke respektuar stilin e çdo femre.
Grimi i bukur për festa është ai qe nxjerre ne pah bukurinë e çdo femre dhe qe ndryshon nga grimi i perditshmerise por gjithsesi duke respektuar stilin e çdo femre. Te shumta janë këshillat dhe idetë nga ku mund te merrni frymëzim për te bere një grim festiv sa me te bukur, glamour dhe ne tendence por kujdes duhet te zgjidhni ngjyrat dhe produktet e duhura. Klasiket e mëdhenj janë buzëkuqi i kuq dhe tonet e syve me xixa por nuk mungojnë edhe propozime look-u alternative.
 
Grimi perfekte nis para se gjithash nga realizimi i një baze perfekte për fytyrën. Siç mund ta dini zgjedhja e produkteve është e rëndësishme. Këshillohet qe fillimisht te përdorni një fondotinte e cila zgjat dhe ta preferoni ne përbërjen me te përshtatshme për llojin tuaj te lëkurës. Një fondotinte me efekt shkëlqyes mund ti jap shkëlqim pjese strategjike ne fytyre.
 
Shikimi për festa duhet te jete i rafinuar sepse do te jete ne fokus. Një grim për sytë me xixa apo me shkëlqim është perfekt për te nxjerre ne pah shikimin dhe ta zbukuroni si te ishte një bizhu. Buzët këshillohen te lyhen ne mënyrën me te thjeshte.
 
Edhe grimi i argjend për festa është një ide shume e bukur për te marre ne konsiderate. Kështu do te keni mundësi ti jepni me shume shkëlqim shikimit ne mënyrë me diskrete. Nëse do te keni një mbrëmje ne familje me mire nëse nuk e teproni me grimin dhe për me tepër me xixat. Por nëse dëshironi vërtet te keni sy te shkëlqyeshëm mund ti vendosni ne cep te syrit por gjithmonë me moderim.
 
Për sa i përket trukut te buzëve për festa mund te luani me ngjyrat qe preferoni. Por nëse dëshironi një pamje disi me te veçante mund te aplikoni xixa edhe ne buze. Nëse ju pëlqen një buzëkuq ndryshe nga klasiku i kuq këshillohet ti lini buzët natyrale por pasi ti keni hidratuar mire dhe me pas mund te shtrini pa xixa te arta për një make up me impakt dhe shume shik. 
                            
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FESTA FUNDVITI MAKE UP

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved