Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Më thuaj çfarë këpucësh vesh të të them kush je
 
Shperndaje
ikub#: 1712220120
Këpucët qe vishni mund te flasin shume për ju. Këtë gjë e pohojnë edhe psikologet sipër se cilëve balerinat apo takat e larta flasin për sfumatura te ndryshme te karakterit tuaj.
Këpucët qe vishni mund te flasin shume për ju. Këtë gjë e pohojnë edhe psikologet sipër se cilëve balerinat apo takat e larta flasin për sfumatura te ndryshme te karakterit tuaj. Këtë e ka konfirmuar edhe një kërkim i realizuar nga një team studiuesish ne Universitetit e Kansas i cili me pas u publikua ne Journal of Research in Personality dhe tregoi se si zgjedhja e këpucëve qe vishni nuk është aspak rastësore. Studimi qe ka përfshirë thuajse 300 persona ka treguar se këpucët flasin për karakterin tuaj.
 
Për shembull këpucët me ngjyra te ndezura dhe veçanërisht ato qe bien ne sy flasin për një personalitet rebel. Kush vesh këpucë te këtij lloji kërkon vëmendjen e te tjerëve. Ne te njëjtën mënyrë kush mban veshur këpucë shume te pastra dhe te shkëlqyeshme fsheh jo vetëm një ndjenje te forte përgjegjësie por mbi te gjitha friken për tu paragjykuar dhe te ndjehen te refuzuar. Ne te kundërt njerëzit te cilët nuk i ndryshojnë thuajse kurrë këpucët dhe përdorin modele te vjetra apo te përdorura kane vështirësi për te komunikuar emocionet e veta.
 
Për disa studiues ne SHBA kush preferon këpucë firmato dhe shume te kushtueshme është një person ankthioz qe ka vështirësi për te rregulluar marrëdhëniet me te tjerët. Femrat te cilat mbajnë shpesh këpucë me taka ortopedike te larta shprehin ne mënyrë te pavetëdijshme dominimin mbi partnerin dhe një agresivitet te forte e njëjta gjë vlen edhe për ato femra qe veshin çizme apo këmbale.
 
Kush zgjedh te vesh këpucë me taka te holla ne çdo rast fsheh pasiguri dhe frike ndërsa modelet e hapura ne gishtat e këmbës tregojnë për një personalitet argëtues. Ato qe veshin këpucë te sheshta si për shembull balerina ndjehen te sigurta ne vetvete ndërsa ato qe veshin atlete dhe mokasin janë persona shume t drejtpërdrejte dhe realist. 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: KARAKTERI KEPUCA VESHJA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved