Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Brune apo bionde ja cili është grimi i përshtatshëm për secilën
 
Shperndaje
ikub#: 1712230014
Ngjyra e flokëve mund te jete një guide e cila mund t'ju ndihmoje për te mos gabuar.
Është një nder dilemat me te madhe për femrat? Çfarë toni duhet te zgjedhim për grimit? Ngjyra e flokëve mund te jete një guide e cila mund t'ju ndihmoje për te mos gabuar. 
 
Jeni bionde? Ja çfarë ngjyrash bëjnë për ju
Zgjedhja e ngjyrave te make up-it duhet te behet me shume kujdes ne mënyrë qe te jepni maksimumin dhe te nxirrni ne pah pikat e forta. Për sa i përket bazës bëni kujdes dhe te mos krijoni truk te tepruar, pluhurat për ti dhënë ngjyre lëkurës duke filluar blush-i deri tek contouring duhet te jene delikate dhe te lehta. Ngjyrat qe përshtaten me shume me një bionde janë Jeshilja, boje qielli apo gri. Sytë ne ngjyre te çelur duhet te dalin ne pah duke u bere kështu një pike e forte ne fytyre. Nëse jeni bionde është me mire nëse evitoni sytë te lyer me penel i cili e bën me te ftohte shikimin. Për sa i përket buzëve rruge te lire për ngjyrat neutro por edhe e kuqe dhe portokalli.
 
Keni flokë gështenjë? Preferoni një grim ne nuanca te theksuara
Sensuale dhe intriguese bukuria mesdhetare përshtatet bukur me ngjyrat e theksuara te grimit. Kështu një grim i bukur për sytë tuaj do ishte edhe përdorimi i penelit sepse ju ndihmon te fitoni me shume thellësi ne shikim. Vetullat e mbushura dhe te dizenjuara janë korniza ideale e shikimit, pak shkëlqim ne pjesën e sipërme te harkut dhe grimi është perfekt. Edhe buzët marrin një pamje nëse do te zgjidhni ngjyrën e duhur dhe ne këtë rast do te ishte mire te synonit për ngjyra te shkëlqyeshme si për shembull koral dhe e kuqe luleshtrydhe.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BIONDE BRUNE GRIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved