Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të përmirësoni gardërobën tuaj pa shpenzuar një pasuri
 
Shperndaje
ikub#: 1712250025
Një vit i ri kërkon përkrahjen e tendencave të reja, veshjeve të reja, mirëpo ato kushtojnë.

Nëse dëshironi të bëni një ndryshim rrënjësor në gardërobën tuaj dhe të bëni stilin të ndihet i freskët sërish ja disa këshilla që nuk do ju kushtojnë një pasuri.

1-Provoni një gëzof ose pellush. Kjo do ju mbajë ngrohtë kur temperaturat janë të ulta dhe gjithashtu do krijojë një veshje luksoze dhe elegante.
2-Zgjidhni pulovra në ngjyra pastel. Ngjyra lavendër është në modë në 2018.
3-Vishni fundet pranverore duke i kombinuar me geta të trasha dhe pallto për të qëndruar ngrohtë.
4-Një xhaketë me lesh dele është një investim me mend në gardërobën tuaj. Ajo është një veshje klasike që duket gjithmonë elegante dhe kombinohent në mënyra të ndryshme.
5-Një pardesy pa mëngë është ideale për të krijuar kombinime të ndryshme në veshjen tuaj.
6-Nxirrni në pah çizmet e gjata duke krijuar një veshje të thjeshtë në ngjyra bazike.
7-Provoni një palë pantallona veluri. Ato do i japin menjëherë veshjesh tuaj një pamje luksoze dhe shik.
8-Keni ende në gardërobën tuaj xhupat e shkurtër të fryrë? Ka ardhur koha ti vishni sërish. Kombinojini me nje golf të shkurtër dhe xhinse me bel të lartë.
9-Vishni fustane midi me çizme të gjata dhe një shallë të ngrohtë sipër.
10-Pallto klasike kamel është një veshje e pavdekshme dhe me mënyra të shumta kombinimi që duken gjithmonë shik. 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DIMER IDE KESHILLA STIL VESHJA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved