Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
6 sinjale që tregojnë se po trukoheni në mënyrën e gabuar
 
Shperndaje
ikub#: 1712260017
Herët a vone te gjitha femrave u ndodh te shihen ne pasqyre dhe te shohin diçka qe nuk shkon me make up-in e tyre.
Herët a vone te gjitha femrave u ndodh te shihen ne pasqyre dhe te shohin diçka qe nuk shkon me make up-in e tyre. Por ndonjëherë ndodh te dëgjoni nga një kolege, mike apo edhe parukieria t’ju thonë se po trukoheni ne mënyrë te gabuar. Sigurisht gjeja me e mire është tu pëlqejë vetja dhe ndjeheni komode me një look te caktuar por ndonjëherë është mire te pranoni se ka diçka qe nuk shkon ne mënyrën e grimit. Por ja cilat janë gabimet me te përhapura dhe çfarë duhet te bëni për te mos gabuar me. 
 
1. Fondotinta apo korrekto me njolla dhe vija
Ndodh qe fondotinta shpesh vendoset ne lëkurë ne mënyrë te gabuar. Për shembull nëse fondotinta është me përbërje pluhur dhe aplikohet menjëherë pasi te keni vendosur kremin hidratues krijon njolla te shëmtuara ne fytyre. Çfarë te bëni? Aplikoni ne lëkurë një krem hidratues dhe fillimisht lëreni te thahet për disa minuta dhe me pas aplikoni fondotinten. Gjithashtu edhe korrektori duhet te sfumohet mire ne te kundërt do te krijoj njolla.
 
2. Keni faqe shume te kuqe
Me blush-in apo fard-in efekt për tu dukur si kloun është shume i madh. Edhe pse ne te vërtet kur sfumoni fardin ai ju jep një pamje bonne mine gabimi është se mund te vendosni shume dhe mos ta sfumoni mire. Kështu këshilla është te mos e teproni për te aplikuar produktin.
 
3. Keni dhembet pis me buzëkuq
Është një klasik i cili mesa duket vështirë te gjeni diçka kundër tij. Por çfarë mund te bëni? Fillimisht është mire te shtrini buzëkuqin me një penel duke kontrolluar nëse i keni bere pis dhe dhembet. Një tjetër këshillë është te bëni një konture ne buze me një laps ne mënyrë qe buzëkuqi te mos dal jashtë.
 
4. Peneli me maje te rrumbullaket
Te aplikoni penelin ne forme lapsi është mënyra me e lehte. Por bëni kujdes maja e lapsit duhet te jete gjithmonë e mbështetur mire ne te kundërt vija e penelit do te duket e rrumbullaket dhe jo me bisht. Kështu mos bëni gabime, tërhiqni syrin dhe vizatoni vijën e penelit ne te gjithë gjatësinë e syrit duke krijuar ne fund te tij bisht.
 
5. Keni shume buzëkuq apo shkëlqyes ne buze
Për te ngjyrosur buzët, shkëlqyer apo për ti dhënë volum është e nevojshme te përdorni qoftë buzëkuqin ashtu dhe shkëlqyesin. Por gjithsesi ju duhet te bëni kujdes te mos e teproni. Kështu vendosni pak buzëkuq dhe një pike shkëlqyes vetëm ne qendër te buzëve.
 
6. Nuk keni ndryshuar kurrë mënyrën e grimit
Një vija te përgjithshme me kohen është mire te ndryshoni mënyrën e grimit. Kur jeni te reja mjafton një ton sysh dhe pak rimel për tu bere menjëherë shume e bukur. Por me kalimin e kohës nevojitet te bëni kujdes ne zgjedhjen e ngjyrave dhe përbërjet. Për sa i përket ngjyrave për te zgjedhur është me mire nëse përdorni ngjyra soft dhe është mire te evitoni produktet metalizat dhe buzëkuqet e rende.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: GABIMI MENYRA SINJALE TRUK

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved