Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
5 gjëra që duhen për të rifreskuar veshjet tuaja për 2018
 
Shperndaje
ikub#: 1712270115
Ardhja e vitit të ri nuk keni pse e merrni me stres për sa i përket trendëve të reja dhe ndryshimit të gardërobës. Përkundrazi ju mjaftojnë vetëm disa ndryshime të vogla për të qenë të freskëta dhe plot stil edhe në vitin që po vjen.

1-Një fustan unik

Është koha për të trajtuar veten në një tjetër mënyrë. Mos mendoni vetëm për veshjet klasike por zgjidhni edhe ato me stil unik në mënyrë që të bini në sy. Një fustan modern dhe komod do ju rris vetëbesimin dhe do ju bëjë të shkëlqeni edhe në ditët kur nuk keni frymëzimin e duhur për tu kombinuar.
2-Këpucët klasike me takë në ngjyra të ndryshme
 
Këpucët klasike me takë janë gjithmonë elegante, shik dhe mund ti vishni me gjithçka. Shtoni koleksionin tuaj me disa ngjyra të ndritshme dhe të kombinueshme me një pjesë të madhe të gardërobës në mënyrë që ti mbani lehtësisht në përditshmërinë tuaj.
3-Një xhaketë klasike që rri mirë pas trupit
 
Një xhakete cilësore është në investim i mirë në gardërobën tuaj. Ajo mbahet si për punë ashtu dhe në përditshmëri, takime e miqtë apo evente të ndryshme.
4-Një palë xhinse moderne
 
Zgjidhni një model të ngushtë me detaje funny, qëndisje, gurë, perla në mënyrë që të dukeni edhe me moderne edhe pse mund ta vishni me një T-shirt të thjeshtë dhe atlete.
5-Një pulovër me detaje cool
 
Një pulovër e thurur, me detaje moderne, femërore dhe komode është një domosdoshmëri në dimër. Zgjidhni një ngjyrë dhe model që mund ta mbani lehtësisht si me funde dhe pantallona apo xhinse.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: GARDEROBA STILI TRENDE 2018 VESHJA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved