Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Fundi me pala korrenti veshja më e bukur edhe per dimrin
 
Shperndaje
ikub#: 1712270015
Fundi me pala korrenti ri konfirmohet edhe për këtë sezon si një nder must have për dimrin 2018.
Fundi me pala korrenti ri konfirmohet edhe për këtë sezon si një nder must have për dimrin 2018. Qe prej disa sezonesh qëndron ne top listën e veshjeve me ne trend dhe është kthyer ne një veshje qe asnjë fashioniste duhet te ketë ne gardërobë. Kush e lidh me stilin kolegjial apo edhe me futuristik gabohet sepse fundi me pala korrenti mund te vishet ne çdo rast nëse zgjidhni modelin e duhur te këpucëve mund te jete ideale qoftë për ditën ashtu dhe për ne mbrëmje për çdo lloj fiziku.
 
Kur flasim për fundin me pala korrenti i referohemi fundeve te gjate, te mesëm apo te shkurtër te realizuar prej palash shume te vogla. Tipologjia e këtij fundi është shume i variueshem duke filluar nga ato me shkëlqim, prej lëkure, prej mëndafshi dhe shume te tjera.
 
Por origjina e këtij fundi daton ne shekullin XX kur Mariano Fortuny nje piktor spanjoll, skenograf, stilist dhe designer u frymëzuar nga veshjet e statujave greke klasike dhe nga veshjet e egjiptianeve te lashte. Kështu ai krijoi palat. Kjo teknik e re u vlerësua dhe preferuar shume qe ne vitet 1909. Qe prej asaj kohe këto pala morën dhe mbajtën një pamje shume te rafinuar dhe elegante aq sa nuk i rezistuan dot as Grace Kelly, Jacqueline Kennedy, Marlene Dietrich. 
 
Si te kombinoni një fund me pala korrenti
Zgjedhja e modelit te këtij fundi mund te behet ne baze te preferencave. Është një nder veshjet qe mund te vishen nga te gjithë. Nëse keni një fizik te gjate mund te synoni për pala lehtësisht me te gjere dhe për pëlhura me te strukturuara por nëse keni një fizik te kolme preferoni pala me te holla. Para se te zgjidhni për te blere një fund te tille duhet te mendoni se keni dy arsye te mira për ta blere. E para është se fundin me pala korrenti mund ta vishni qofte ditën ashtu edhe për ne mbrëmje madje edhe ne zyre.
 
Për një look casual perfekt është fundi me pala korrenti metalik apo me shkëlqim për ta kombinuar me një t-shirt dhe një këmishe jeans dhe një pale sneakers dhe një çante te madhe. Për te shkuar ne pune mund ta bëni veshjen tuaj me formale duke e kombinuar fundin me një pulovër te thjeshte ndërsa ne këmbë një pale çizme me taka te mesme. Për ne mbrëmje ju nevojitet një look shume shik atëherë mund te kombinoni fundin me një golf te ngushte, xhakete lëkure, këpucë dekolte me taka te larta dhe një çante te vogël dore.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DIMRI FUNDI PALA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved