Makeup-i i duhur në bazë të veshjes për festa
 
Shperndaje
ikub#: 1712270110
Makeup-i i duhur në bazë të veshjes për festa Ok! Keni përcaktuar veshjen për Vitin e Ri, me ngjyra, e ndritshme dhe plot shkëlqim. Po makeup-i? Si duhet të jetë ai?
Çdo ngjyrë e veshjes ka një make-up që përputhen në mënyrë të përkryer dhe e bëjnë efektin edhe më WOW! 
Make-up me veshje të zezë
 
Me të zezën çdo gjë është e mirë! Por gjithmonë ekziston diçka që është edhe më e mirë. Në këtë rast zgjidhni një pamje më te sofistikuar në hije neutrale të syrit dhe mollëza ngjyrë trëndafili dhe një i kuq buzësh ngjyrë intensive burgundy. 
 
Nëse doni të theksoni më shumë sytë se buzët, atëherë krijoni një smokey eyes në nuanca gri, kafe ose kumbulle dhe zgjidhni një buzëkuq ngjyrë nude ose bezhë.
Make-up me veshje të bardhë
 
E bardha duket e bukur, e ndritshme dhe e pastër. Zgjidhni një hije të njëjtë për sytë dhe buzëkuqin në nuanca të ngroha në mënyrë që ta bëni pamjen tuaj më joshëse dhe romantike.
Make-up me fustan blu
 
Me ngjyrë të kaltër zgjedhjet më të mira janë ngjyra kafe, bronzi / ari, ose blu të errët të përzier me gri të errët. Me këto ngjyra në sy zgjidhni një buzëkuq nude.
 
Nëse sytë i lyeni me ngjyrë argjendi dhe blu identike me ngjyrën e veshjes atëherë zgjidhni një buzëkuq të fortë ngjyrë ciklamine ose violë të fortë.
Make-up me veshje të gjelbër
 
Make-up më i sofistikuar është ajo në ngjyra të artë ose nude. Si buzëkuq mbajeni të pastër me një rozë të lehtë dhe pak ruzh po rozë në mollëza. 
 
Nëse kërkoni një pamje më të guximshme zgjidhni një ngjyrë jeshile të errët për sytë dhe buzët ngjyrë burgundy ose ngjyrë violë.
Make-up me veshje të kuqe
 
Kur e kuqja e buzëkuqit nuk është e njëjtë me të kuqen e fustanit është e bezdisshme për tu parë. Nëse dëshironi ngjyrën e kuqe sigurohuni që të kenë të njëjtën nuancë. Në të kundërt zgjidhni një buzëkuq burgundy dhe sy në ngjyrë neutrale ose ne nuanca të grisë.
Make-up me veshje të verdhë
 
Nëse veshja e verdhë është e ngrohtë dhe intensive, zgjidhja më e mirë është në nuancat e ngrohta dhe neutrale të syve si bronzi, terakota, ngjyrë kafe e errët dhe ari. Në buzët ju keni dy zgjidhje: nëse doni ato intensive, ju mund të kombinoni një burgundy, vjollcë, ngjyrë tulle. Nëse kërkoni një pamje të thjeshtë mbajini ato në nuanca të buzëkuqit nude.
Make-up me fustan rozë fosforeshente
 
Për të qëndruar femërore dhe joshëse në këtë ngjyrë zgjidhni një makeup të thjeshtë me sy ngjyrë të zi, blu ose gri. Për buzët zgjidhni një buzëkuq ngjyrë mishi ose me një ngjyrë të lehtë të trëndafilit.
Make-up me një fustan të artë
 
Duket e parëndësishme, por nuk është! Ari kërkon ar. Përbërja perfekte kur vishni ari është e artë nude. Për sytë po me hije të ngrohta dhe neutrale si bronzi, portokalli, ari, kafe e artë, terakota. Lëkura duhet të jetë po aq e ndritshme më shkëlqim ari ose bronzi dhe një buzëkuq ngjyrë nude.
Make-up me një fustan të argjendtë ose gri
 
Bukuria e argjendit është ftohtësia dhe ndriçimi i saj. Për ta përkrahur atë dhe për ta sjellë atë në kulmin e bukurisë së tij luani në të njëjtën ngjyrë edhe në makeup. Smokey eyes gri, të zeza me njolla të lehta të bardha të argjendta janë perfekte për një pamje të sofistikuar. Nëse dëshironi mund të luani me buzëkuqin në ngjyrë vlojë, ciklaminë ose burgundy.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: FESTA KOMBINIMI MAKEUP VESHJA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved