Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Më thuaj si mban çantën të të them kush je
 
Shperndaje
ikub#: 1712270038
E dinit se ka një lidhje midis personalitetit tuaj dhe mënyrës qe mbani çantën?
E dinit se ka një lidhje midis personalitetit tuaj dhe mënyrës qe mbani çantën? Çantat janë nder aksesoret e preferuar te femrave. Ekzistojnë mijëra modele, te vogla, te mëdha, qe varen ne qafe, qe mbahen ne dore, ne shpine etj dhe kjo nuk ka aspak rëndësi mjafton qe çanta juaj t’ju pëlqejë dhe qe te kombinohet me shijen tuaj personale. Është e pamundur për te besuar por edhe mënyra se si mbajmë çantën mund te tregoje shume për ju dhe për personalitetin tuaj. Ose te paktën këtë thonë ekspertet e gjuhës se trupit.
 
Kështu BrightSide, përmes një analize te vogël shpjegon se si mënyra për te mbajtur çantën influencon ne personalitetin tuaj dhe perceptimet qe te tjerët kane për ju . Ja 5 mënyra te zakonshme për te mbajtur çantën por qe flasin shume për ne.
 
1. Pas shpinës
Nëse preferoni te mbani shpesh çantën pas shpinës me shume mundësi jeni një person i vendosur dhe gjithmonë te gatshme për aventura. Jeni një person i sjellshëm gjithmonë te kujdesshëm ndaj gjerave dhe ndaj njerëzve.
 
2. Ne dore
Te keni kontrollin e çdo gjeje është motoja juaj. Nëse mbani çantën ne këtë mënyrë kjo tregon për një person te forte dhe ambicioz. Ju pëlqen te jeni te informuara për çdo gjë dhe thoni gjithmonë mendimin tuaj. Shpesh thoni te vërtetën sigurisht nëse jua kërkojnë për me tepër jeni një person shume besnik.
 
3. Ne shpatull
Kjo flet për një femër multitasking. Kjo do te ishte karakteristika e atyre qe mbajnë ne këtë mënyrë çante. Është një sjellje tipike e atyre femrave qe e kane me nxitim.
 
4. Ne qafe
Çantat qe varen ne qafe bëjnë pjese nder tendencat me te mëdha dhe te padiskutueshme. Është një karaktestike e femrave ne moshe te re, te cilat mbajnë çantën te varur ne qafe. Kjo mënyrë mbajtjeje është shenje komoditeti dhe shume shpesh përfaqëson një kamuflazh për sa i përket siluetës.
 
5. Çanta nen krah
Për te mbajtur një çante dore nen krah është padyshim komode për te lënë duart e lira dhe te keni me shume mundësi lëvizjeje por shpesh është tregues zotësie.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: CANTA MBAJTJA PERSONALITETI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved