Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Veshje më të mira që yjet kanë veshur në 2017
 
Shperndaje
ikub#: 1712270009
Yjet janë një burim frymëzimi lidhur me modën dhe kombinimet me stil.
Janë të shumtë personat që kanë një idhull të tyre të famshëm dhe duan ti ngjajnë deri n detajet më të vogla. Viti 2017 ofroi rikthimin e shumë trendeve dhe daljen e shumë të tjerave.
 
Ja veshjet e yjet që bën më shumë bujë dhe u pëlqyen nga pjesa më e madhe e botës.
Meghan Markle:  Ajo zgjodhi një veshje të përkryer kur bëri shpalljen e fejesës me Princ Harry. Një veshje rastësore, e thjeshtë dhe elegante me një pallto të bardhë bëri që të shitej brenda pak orëve.
Blake Lively: Veshja stil mashkullor me kuadrate dhe me këmbale solli një pamje moderne të përsosur të aktores.  
Kaia Gerber: Një veshje elegante, femërore, romantike dhe joshëse.
Zendaya: Ajo duket bukur me gjithçka që vesh. Ky kostum ngjyrë rozë millennial duket shumë shik dhe plot pushtet.
Olivia Palermo: Guru-ja e Street Style nuk gabon asnjëherë në veshjen e saj. Një golf ngjyrë neutrale e kombinuar me fund midi asimetrik është një shembull i përsosur i stilit dhe elegancës.
Jessica Alba: Pas shpalljes se pret fëmijën e saj të 3-të, Jessica Alba shkëlqeu me këtë fustan të mrekullueshëm që përforcoi shkëlqimin e shtatzënisë. 
Gigi Hadid: Veshjet e saj këtë vit kanë qenë një frymëzim për të gjitha femrat në botë. E thjeshtë, komode, sportive dhe elegante kjo është ajo që përcjell Gigi Hadid në çdo veshje të saj.
Sarah Jessica Parker: Kjo veshje është një dashuri kur sandalet elegante me shkëlqim janë kombinuar shumë bukur me një veshje femërore dhe të thjeshtë.
Kendall Jenner: Ajo di të thyejë edhe rregullat e tapetit të kuq dhe sërish të shkëlqejë. Ajo zgjodhi që të kalonte në tapetin e kuq me xhinse të shkurtra, që shumica prej nesh do i mbante vetëm për plazh. E kombinuar me një bluzë të shkurtër voluminoze, ajo bëri ndërhyrjen e trendeve mbizotëruese të verës 2017.
Beyoncé: Një veshje elegante, femërore, me fruda dhe printe florale, një fustan prefekt i Guccit që do ta bënte Beyoncé të shkëlqejë gjatë shtatzënisë së saj me binjakët.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: 2017 HOLLYWOOD VESHJE VIP

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved