Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
4 pamje të bukura total xhins që duhet të provoni
 
Shperndaje
ikub#: 1712280038
Çdo ndjekës i modës e di se xhinsi është një veshje që duket gjithmonë trend dhe cool.
Këtë sezon xhinsi bëri një rikthim edhe më të fuqishëm dhe pamja total xhins u kthye shumë në modë duke krijuar kombinime unike.
 
Xhaketa, fundet, pantallonat apo këmishat xhins këtë vit ishin në vend të parë në preferencat e blogerave të modës. Ja disa kombinime dhe formula të bukura veshjesh me xhins.
1-Kombinoni një minifund xhins me një xhakete xhins ngjyrë të bardhë. Plotësojeni veshjen me një T-shirt bazike të bardhë dhe çizme të shkurtra po të bardha. Kjo veshje është shumë e pastër, komode dhe cool për përditshmëri.
2-Krijoni një kombinim ngjyrash ku xhinset dhe xhaketa xhins të kenë të njëjtën ngjyrë ndërsa pulovra dhe çizmet e shkurtra të kenë të njëjtën ngjyrë. Kjo colour-block duket shumë trend dhe komode. Për të qenë më fashion zgjidhni një palë xhinse me prerje paksa të gjerë dhe deri tek kyçi i këmbës.
3-Luani me siluetat duke veshur një xhaketë të madhe xhins mbi një kanotierë saten, ndërsa xhinset të jenë të ngushta me bel të lart.
4-Një fustan xhins me thekë në fund duket një mrekulli kur kombinohet me çizme material xhinsi. Plotësojeni veshjen me një çantë të vogël të zezë dhe do të shkëlqeni.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: IDE KOMBINIMI VESHJE XHINS

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved