Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Objektivat që duhet i ti vendosni vetes për 2018 për një lëkurë të bukur
 
Shperndaje
ikub#: 1712280092
Një lëkurë e bukur nuk vjen vetë, ajo kërkon kujdesin dhe përkushtimin e duhur çdo ditë.
Për tu bukur e përsosur duhet të trajtoni lëkurën tuaj çdo ditë, ta pastroni dhe hidratoni atë mirë. Në këtë mënyrë ajo do të qëndrojë e re dhe me shkëlqim për një kohë të gjatë.
 
Sigurisht ju keni një rutinë tuajën të kujdesit të lëkurës, mirëpo disa gjëra i neglizhoni. Vendosni vetes si objektiv që për 2018 do ti zbatoni me përpikmëri këto këshilla dhe rezultate do ti shikoni shumë shpejtë.
 
1-Largoni gjithmonë makeup-in përpara se të flini.
 
Duke filluar që nga festa e vitit të ri. Ju jeni të lodhur nga kërcimi dhe paksa të dehur dhe gjithçka doni është të shtriheni për të fjetur. Mirëpo mos përtoni dhe mos e neglizhoni këtë hap. Pastrimi i lëkurës dhe largimi i makeup bën të mundur që qelizat të ajrosen dhe të pastrohen në thellësi. Në të kundërt ato do të krijojnë akne, do ta thajnë lëkurën dhe do të duket shumë e pajetë.
 
2-Përdorni produktet e bukurisë sipas llojit të lëkurës tuaj.
 
Mos shikoni kush është më i liri apo më i shtrenjti. Gjeni produktin e duhur për lëkurën tuaj. Ajo qe i bën mirë një personi nuk i bën një tjetri. Vetëm kur gjeni produktin e duhur do të merrni efektin dhe rezultatet që ato ofrojnë.
Kremrat e rendë që nuk përthithen nga lëkura shkaktojnë puçrra dhe larësit agresivë dëmtojnë më shumë lëkurën se sa e pastrojnë atë.
 
3-Aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit çdo ditë.
 
Nëse doni të mbroni lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit, nga plakja e parakohshme dhe nga njollat e errëta, ju duhet të aplikoni krem kundra diellit çdo ditë. Aplikojeni atë çdo mëngjes dhe ri-aplikojeni atë sërish edhe pas dy orësh nëse jeni jashtë shtëpisë. Zgjidhni një krem që ka mbrojtje UV-A dhe UV-B dhe është me SPF 30 ose më të lartë.
 
4-Provoni maskat e bëra vetë në shtëpi.
 
Pavarësisht maskave dhe trajtimeve të gatshme, jepini një shans edhe maskave të bëra me produkte natyrale si mjaltë, xhel aloe vera, çaj jeshil, qumësht, vezë, turmenik, vaj ulliri etj. pasi janë një mrekulli për lëkurën.
 
5-Trajtoni flokët tuaja.
 
Flokët janë gjysma e bukurisë dhe pamja e tyre e shëndetshme është e domosdoshme. Bëni maska natyrale në shtëpi dhe pritini vazhdimisht majat e flokëve në mënyrë që të rigjenerohen dhe duken plot shkëlqim e volum.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BUKURIA KESHILLA KUJDESI LEKURA PASTER

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved