Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
10 mënyra grimi për të provuar për festa
 
Shperndaje
ikub#: 1712290071
Jeni ne kërkim te frymëzimit për grimin tuaj te Vitit te Ri? Po ju propozojmë disa ide te bukura make up-i shkëlqyes dhe impakt te fort. Fjala kyc? Smokey eyes, xixa, ngjyra metalike dhe buzëkuq.
Jeni ne kërkim te frymëzimit për grimin tuaj te Vitit te Ri? Po ju propozojmë disa ide te bukura make up-i shkëlqyes dhe impakt te fort. Fjala kyc? Smokey eyes, xixa, ngjyra metalike dhe buzëkuq.
 
1. Smokey eyes e kuqe dhe e arte
Këto janë ngjyrat klasike te festave dhe është versioni me origjinal i smokey klasik. Pasi te keni bere sfumaturen e zeze me pas mund te shtrini tonin ne ngjyre te kuqe apo bordeaux ne qendër te qepallave. Ngjyrën e arte përdoreni si drite hije ne brendësi te syve.
 
2. Smokey eyes bronz
Smokey eyes metalizat ne ngjyre bronz behet edhe me i theksuar nëse rrethohet me sfumatura te zeza dhe vija grafike ne mënyrë qe te zgjasni formën e syve.
 
3. Buzëkuq i kuq dhe penel i arte
Buzëkuqi klasik i kuq duhet te jete mat dhe i cili te qëndrojë gjate. Për një grim sysh origjinal zgjidhni një penel te arte dhe me xixa për ta aplikuar mbi një baze te çelur.
 
4. Xixa ngjyre bakri
Ky është momenti i duhur për te guxuar me xixat. Ngjyra e bakrit duket bukur tek gjitha por është ideale nëse keni sy ne ngjyre boje qielli apo jeshil. Për një look me te vërtet origjinal dhe te bukur realizoni një grim ne forme pike loti.
 
5. Penel i argjend dhe shkëlqyes
Beni një linje peneli te argjend te trashe dhe te gjate dhe qerpikët lyejini me shume rimell. Ndërsa ne buze preferoni një shkëlqyes ngjyre luleshtrydhe për ti bere te shkëlqyeshme dhe voluminoze.
 
6. Ice princess
Një look si prej princeshat e akullta është perfekt nëse nuk ju pëlqejnë ngjyrat e errëta por gjithsesi dëshironi një grim qe te mos kaloje pa u vene re. Zgjidhni ngjyra metalizat kremoze për ta aplikuar ne te gjithë qepallën, ne ngjyre pastel delikat.
 
7. Smokey eyes vjollce dhe arte
Nëse keni tipare mesdhetare provoni te realizoni një smokey eyes ne ngjyrën vjollce duke shtuar disa theks te arta ne qendër dhe ne cepin e brendshëm te qepallave.
 
8. Efekt metal
Tonet e syve metalike janë trendi i momentit. Zgjidhni një formule kremoze ne ngjyre color block.
 
9. Smokey eyes dhe buze dark
Një evergreen me një impakt te larte. Ne vend te smokey eyes te zi mat kombinoni një buzëkuq ngjyre kumbulle dhe një shkëlqyes mbi buzëkuq.
 
10. Peneli i zi dhe xixa 
Dëshironi te shkëlqeni por nuk preferoni te përdorni ngjyra te forta? Atëherë aplikoni penelin e zi dhe me pas ne qepalla shpërndani xixa te lehta.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FESTA GRIMI MENYRA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved