Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
5 gjërat gjë një stilist do të largonte nga gardëroba juaj
 
Shperndaje
ikub#: 1712290092
Një prej stilistëve që merret me paraqitjen e yjeve të Hollywood-it si Lupita Nyong'o, Jennifer Hudson dhe Hilary Swank, ka dhënë disa këshilla për një gardërobë të pastër dhe me stil.
Stilistja Micaela Erlanger rekomandon se duhet ta pastroni 1 herë në muaj gardërobën tuaj nga gjërat që nuk ju duhet, që nga xhinset e ngushta e deri tek fustani që shpresoni se do të dobësoheni për ta veshur sërish.
 
Kur një gardërobë nuk është e rregullt dhe orientuar mirë do ta keni shumë të vështirë të gjeni atë që dëshironi dhe të krijoni një kombinim me stil.
 
Largimi i këtyre 5 artikujve do e mbajë veshjen tuaj më të freskët dhe elegante.
 
1-Çorapet me ngjyra-ngjyra. 
 
Këto çorape nuk janë më për ju. Investoni në çorape cilësore ne ngjyra neutrale në mënyrë që të duken bukur edhe me veshjen si gri, të zeza, blu.
 
2-Largoni çdo T-shirt të bardhë të zbehur apo të vjetruar.
 
Ato janë një nga veshjet bazike në gardërobë, por duhet të largoni ato të vjetrat logot e të cilave janë zbehur apo kanë krijuar njolla djerse ose ushqimi. Investoni në T-shirt cilësore të bardhë ose ato që kanë logo ose shkrime të thjeshta, pa shumë ngarkime.
 
3-Këpucët me takë me të cilat nuk mund të ecni.
 
Mos mbani kot në gardërobën tuaj, këpucë që nuk do ti vishni kurrë, apo këpucë që do të pendoheni 10 minuta pasi i keni veshur. Zgjidhni këpucë të rehatshme me të cilat mund të ecni lirshëm. Në këtë mënyrë do të shfaqni më shumë vetëbesim dhe do ta bëni veshjen të duket edhe më e bukur.
 
4-Xhinset që nuk ju bëjnë.
 
Shumë të mëdha ose shumë të ngushta, ato nuk ju bëjnë. Boll i mbajtët në dollap vetëm se janë të preferuara tuaja. Investoni në veshje që janë në masën tuaj dhe ju bëjnë të dukeni bukur.
 
5-Bluza me njolla.
 
Largoni çdo këmishë apo pulovër që ka njolla në të. Pavarësisht sa e vogël është njolla do e bëjnë veshjen tuaj të duket e pavlerë dhe shëmtuar.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: KESHILLA LARGIMI RROBA SHMANGIA VESHJA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved