Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Buzëkuqet në ngjyrë të artë dhe bronz kujt i duken bukur
 
Shperndaje
ikub#: 1712290121
Te pazakonte por shume te bukur, buzëkuqet ne ngjyre te arte dhe bronz janë te përshtatshme për buzët nëse i vendosni ne mënyrë korrekte.
Te pazakonte por shume te bukur, buzëkuqet ne ngjyre te arte dhe bronz janë te përshtatshme për buzët nëse i vendosni ne mënyrë korrekte. Perfekte për ne mbrëmje dhe për evente te veçanta. Kane një ngjyre te ngrohte dhe pamje luksoze, buzëkuqet e arte dhe bronz janë ideal për t’ju dhënë një pamje te veçante buzëve . Por bëni kujdes sepse me këto buzëkuq nuk kaloni pa u vene re dhe për këtë arsye mund te mbani vetëm ne raste te mëdha dhe jo për një grim te përditshëm ne zyre.
 
Por nuancat e arta janë mbase ato me te vështirat për tu mbajtur mbi te gjitha ne mungesë te rasteve. Buzëkuqi ne ngjyre te arte duket bukur tek femrat me ngjyre te ndryshme lëkure. Ngjyra e lëkurës gjysme e erret sidomos nëse keni flokë gështenjë janë ato ku buzëkuqi i arte duket bukur ndërsa ato qe kane një ngjyre lëkure me te çelur me flokë qe anojnë ne biond  mund te preferojnë një buzëkuq nude me efekt metal. 
 
Ndërsa për sa i përket ngjyrës bronz kjo është nuance edhe me e ngrohte qe te kujton vitet 90' dhe duket bukur tek femrat brune se tek biondet. Kur ti përdorni? Padyshim qe janë shume skenik, këto dy ngjyra kane nevoje për raste te veçanta për ti mbajtur. Sigurisht janë me te përshtatshme për ne mbrëmje ndërsa gjate ditës është me mire nëse zgjidhni një buzëkuq nude me reflekse te arta. Por duhet te bëni kujdes me pjesën tjetër te grimit sepse duhet te jete shume natyral.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ARTE BRONZI BUZEKUQ NGJYRA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved