Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si te kombinoni bukur një triko të kuqe të thjeshtë
 
Shperndaje
ikub#: 1712290085
Sot po ju tregojmë se si mund te kombinoni me lehtësi një triko te thjeshte te kuqe.
Te zgjidhni për te blere një triko te re apo ti jepni jete një te vjetre do te thotë te krijoni veshje baze te reja ne mënyrë qe trikon ta bëni pjese te gardërobës se veshur me ane te stileve te ndryshme. Gardëroba dimërore ne fakt duhet te përmbajë një numër te caktuar pulovrash dhe modele bazike apo njëngjyrëshe për ti kombinuar me lehtësi me te gjitha ngjyrat. Kështu sot po ju tregojmë se si mund te kombinoni me lehtësi një triko te thjeshte te kuqe.
 
1. Pulovër e kuqe + jeans + ngjyre krem
Një nder veshjet qe mund te krijoni me një pulovër te kuqe lind nga kombinimi klasik me një pale jeans te thjeshta apo pantallona ne ngjyre blu duke zgjedhur modelin me te përshtatshëm për fizikun tuaj. Për te kompletuar këtë kombinimi mund te preferoni një xhakete dopiopet ne ngjyre krem një pale këpucë te sheshta model oxford dhe një çante dite ne ngjyre te kuqe.
 
2. Pulovër e kuqe + ngjyre e zeze + ngjyre pjeshke
Te kombinoni një pulovër te kuqe me një komplet total black me fund te ngushte dhe një pale çizme te gjata mund te jete një ide e mire për te krijuar një veshje casual chic. Por nëse dëshironi një pamje me gjallëruese preferoni një pallto ne ngjyre pjeshke dhe çante neutro.
 
3. Pulovër e kuqe + vishnje
Një tjetër kombinim perfekt për një pulovër te kuqe mund te jete zgjedhja e një pale pantallona vishnje dhe një xhakete lëkurë te zeze ne stilin biker, çizme te zeza dhe një çante dyngjyrëshe.
 
4. Pulovër e kuqe + parka
Për një pamje me casual perfekte për dite shiu vishni një parka dhe kombinojeni me bluzën tuaj te kuqe. Kompletoni look-un me një pale pantallona gri dhe çizme ne ngjyre jeshile ushtarake.
 
5. Pulovër e kuqe + ngjyra te tjera
Nëse dëshironi ti jep pak alegri ditëve me shi me tonalitete te shkëlqyeshme atëherë kombinoni pulovren tuaj te kuqe me një pallto ne ngjyre te verdhe, nje fund prej lëkurë ne ngjyre bezhe, çizme ne nuance te çelur dhe një çante dore.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: KOMBINIM KUQE PULOVER

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved