Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ikonat e modës së viteve '80 që na frymëzojnë edhe sot
 
Shperndaje
ikub#: 1712300008
Nga modelet, tek këngëtaret apo aktoret, ja cilët ishin idhujt qe na frymëzojnë edhe sot ne veshje.
Eh, vitet '80. Xixa, gurë, shkëlqim... Ne atë kohe për te qene sa me ne mode frymëzoheshim nga stili i te famshmeve. Nga modelet, tek këngëtaret apo aktoret, ja cilët ishin 15 idhujt qe na frymëzojnë edhe sot ne veshje.
Princeshe Diana beri buje me shpatullat XXL dhe kjo mode po ndiqet edhe sot. 
 
Madonna apo Ciny Loper i çmenden te gjithë me veshjet ekstravagante. Michael Jaskson nga ana tjetër veçohej për kostumet ne skene, xhaketat me xixa dhe ato prej lëkure, çka preferohen tej mase edhe sot.
Gjate viteve '80 modelet marrin një tjetër status dhe quhen supermodele. Linda Evangelista, Naomi Campbell, Cindy Crawford, Claudia Schiffer, Elle Macpherson, Christy Turlington, etj kishin stilin e tyre te veçante qe i mahnitin te gjithë dje dhe sot.
 
Po si mund te harrosh veshjet me lurex te Jane Fonda? Grace Jones, Halle Berry dhe Brooke Shields, ishin gjithashtu ikona mode ne vitet '80, por stili i tyre frymëzon edhe sot.
Po çfarë kishin këto vite  qe mbeten ende ne majën e modës? Ne ato kohe veshjet shkëlqenin, ishin plot ngjyra dhe shpesh provokuese. Stili retro i asaj kohe adhurohet edhe tani, ashtu si edhe xixat.
 
Nga ana tjetër gjate atyre viteve mbizotëronin xhinset e zbardhura dhe shtrati lart, atletet e bardha dhe shpatullat e fryra, pa harruar palltot me rripa ne mes dhe bizhuteritë XXL.
 
Ngjyrat fosforeshente dhe te ndezura roze, e verdhe, jeshile dhe blu mbizotëronin ne rastet e veçanta. Ne atë kohe fillojnë te vishen shume edhe streçet si dhe bluzat e gjera me mesazhe, fiks ashtu si edhe sot.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FRYMEZIMI IKONA MODA VIP

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved