Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Çfarë do të thotë ngjyra e manikyrit për personalitetin tuaj
 
Shperndaje
ikub#: 1712300026
Zgjedhja e ngjyrës së manikyrit nuk është thjesht çështje stili, por edhe personaliteti. Çfarë na shtyn që ta preferojmë një ngjyrë më shumë se një tjetër?
Kjo është një dëshirë e pandërgjegjshme për të komunikuar diçka rreth personalitetit tonë. E njihni psikologjinë e ngjyrave?
 
-Ngjyra e kuqe: Ajo shpreh ndjeshmëri dhe pasion. Pavarësisht nga kalimi i modës, e kuqe mbetet një klasik i padiskutueshëm
 
-Ngjyra e bardhë  ose transparente: Keni frikë të jeni ekstravagant dhe prandaj zgjidhni thjeshtësinë.
 
-Ngjyra rozë: Ju pëlqen të josheni butësisht, jeni romantike dhe ëndërrimtare.
 
-Ngjyra e verdhë: Kjo përmirëson gjendjen shpirtërore, nxit përqendrimin dhe stimulon hemisferën e intelektit. Kjo shpreh një personalitet të lirë  në kërkim të aventurave.
 
-Ngjyra portokalli: Tregon entuziazmin  dhe vitalitetin. Ajo ngroh shpirtin dhe është ngjyra e ekuilibrit mes psikikës dhe trupit; midis hapjes në marrëdhëniet njerëzore dhe konfidencialitetit. 
 
-Ngjyra blu: Është një ngjyrë që ngjall sinqeritet dhe nxit qetësinë. Për ty, blu do të thotë qetësi, një ndjenjë kënaqësie, dashuri, siguri dhe harmoni.
 
-Ngjyra jeshile: Nxit shpresën dhe  energjinë e brendshme. Ajo tregon këmbëngulje, qëndrueshmëri dhe stabilitet.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: MANIKYRI NGJYRA PERSONALITETI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved