Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ja si do të vishni ngjyrën vjollcë në 2018
 
Shperndaje
ikub#: 1712310006
Ka shume këshilla te cilat ju ndihmojnë si te vishni bukur ngjyrën vjollce qe do te jete ne trend për 2018.
Ka shume këshilla te cilat ju ndihmojnë si te vishni bukur ngjyrën vjollce qe do te jete ne trend për 2018. Behet fjale për një ngjyre magjike, e pasur me mister por dhe shume femërore dhe provokuese. Për këtë arsye është shume e rëndësishme te dini si ta vishni dhe kombinoni sa me bukur edhe me ngjyra te tjera dhe ta bëni pjese te look-ut tuaj. Ngjyra ne mode për 2018 do te jete ultra violet. Kjo ngjyre është një nuance e shkëlqyeshme e vjollcës por me cilat ngjyra duket bukur kjo nuance?
 
1. Ultra violet dhe boje qielli
Te kombinoni ngjyrën vjollce dhe boje qielli është një zgjedhje me te vërtet shume e gjetur. Janë dy ngjyra shume te afërta me njëra tjetrën dhe kombinohen shume bukur se bashku. Kështu ngjyrën vjollce mund ta vishni me një pale jeans boje qielli dhe çizme te zeza.
 
2. Ultra violet dhe e verdhe mustarde
Kontrastet e forta shpesh tërheqin vëmendjen ne mënyrë negative por ka disa te tjera te cilat duken shume glamour. E verdha mustarde dhe ngjyre vjollce kombinohen shume bukur me njëra tjetrën.
 
3. Ultra violet dhe e kuqe
Mbase mund t’ju duket një kombinim i vështirë dhe i forte por ngjyra vjollce duket bukur me te kuqen. Ju mjafton te kuptoni se ku duhet te behet kombinimi i duhur dhe te ekuilibrohet me dozat e duhura. Kështu nëse keni vendosur te vishni një look total ne ngjyre vjollce atëherë mund te preferoni disa theks ne ngjyre te kuqe.
 
4. Ultra violet dhe kombinime te tjera
Mund te realizoni edhe shume kombinime te tjera te bukura me ngjyrën vjollce madje për çdo rast. Sigurisht qe behet fjale për një ngjyre shume te bukur dhe te theksuar duke e bere një ngjyre e cila mund te vishet qoftë ditën ashtu dhe ne mbrëmje. Për shembull mund te provoni te vishni një pallto ne nuancat e vjollcës dhe te jeshiles mbase për ta kombinuar me një çante ne ngjyre pink ose mund te vishni një look total black dhe mbani një aksesor ne ngjyre vjollce.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: NGJYRA VESHJA VJOLLCE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved