Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Pas çdo ngjyre fshihet një ndjenjë emocionale
 
Shperndaje
ikub#: 1712310003
Ngjyrat nuk janë vetëm një tendence. Te vishni një ngjyre precize është një zgjedhje edhe pse ne mënyrë te pavetëdijshme.
Ngjyrat nuk janë vetëm një tendence. Te vishni një ngjyre precize është një zgjedhje edhe pse ne mënyrë te pavetëdijshme. Ngjyrat kane një fuqi magjike. Cila? Influencojnë ne gjendjen tuaj te humorit por edhe te ditës. Te zgjidhni një ngjyre te caktuar mund t’ju bej te ndiheni me te forta, te sigurta gjate ditës dhe kjo vjen si pasoje e një studimi ne Purewow.com ku janë analizuar 5 ngjyrat ne tendence për dimrin 2018.
 
1. Nëse dëshironi te ndjeheni me te qeta vishni boje qielli
Keni një dite stresuese përpara jush? Mbledhje pas mbledhjesh? Qetësohuni ka një ngjyre e cila do t’ju bej te ndjeheni me te qeta. Boje qielli e zbehte është një ngjyre shume elegante dhe e lehte por edhe një ngjyre antistres. Si ta vishni? Me një kostum me pantallona do te dukeni perfekte por edhe me një fustan maxi.
 
2. Nëse dëshironi një pamje romantike preferoni ngjyrën roze
Një ngjyre shume e preferuar ne 2017 dhe mesa duket nuk do te largohet nga gardëroba jone. Është e kot te themi qe nuk na pëlqen kjo ngjyre një tonalitet roze shume e çelur. Një ngjyre e bute qe te transmeton dashuri për veten dhe për te tjerët. Kështu ne këtë ngjyre mund te preferoni një pulovër te bute apo një pelice.
 
3. Nëse dëshironi te ndjeheni me te sigurta vishni te kuqen
Një ngjyre e theksuar dhe e shndritshme për me tepër duket bukur tek te gjitha femrat. E kuqja është ngjyra protagoniste e kësaj stine. Kjo ngjyre transmeton energji, pasion por mbi te gjitha do t’ju bej te ndjeheni te sigurta ne vetvete. Si ta vishni? Perfekte për një ngjyre pallto apo pelice, ideale për një fustan mini apo mund ta preferoni ne bizhuteri.
 
4. Nëse dëshironi te ndjeheni te lumtura vishni te verdhen
Një ngjyre si dielli dhe qe te kujton menjëherë verën dhe harenë. E verdha është ajo ngjyre e cila ju jep menjëherë alegri dhe energji ne fakt këtë e konfirmon edhe shkenca sepse Psych Digest ka deklaruar se te vishni ngjyrën e verdhe shton presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Si ta vishni? Mund te preferoni një pulovër ne ngjyre te verdhe te leshte.
 
5. Nëse dëshironi te ndjeheni te fuqishme vishni jeshilen
Nëse jeshilja është simbol i natyrës perse te mos e preferoni edhe ne veshjet tuaja kështu kjo ngjyre do t’ju beje te ndjeheni menjëherë jo vetëm elegante por dhe shume te fuqishme. Si mund ta kombinoni bukur? Preferoni një xhakete jeshile velur, një pale jeans dhe jeni perfekte.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: EMOCIONE FSHEHJA NGJYRA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved