Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
4 mënyra make up-i për në fund javë
 
Shperndaje
ikub#: 1801030059
Kur një femër ftohet apo dëshiron te dal ne fund jave me miket e saj nuk mendon vetëm për veshjen perfekte te mbrëmjes por edhe për make up-in.
Kur një femër ftohet apo dëshiron te dal ne fund jave me miket e saj nuk mendon vetëm për veshjen perfekte te mbrëmjes por edhe për make up-in. Por cilin te zgjidhni? Si te trukoheni për një mbrëmje ne një klub për fund jave? Ja 4 mënyra nga te cilat mund te merrni frymëzim.
 
1. Pin up make up
Make up-i pin up është një klasik, baze perfekte dhe e shkëlqyeshme, penel mbi vijën e sipërme te qepallës, rimel i zi dhe vetulla te dukshme dhe sigurisht qe nuk mund te mungojnë buzët e lyera e buzëkuq te kuq. Look-u prej femme fatale qe ju fal grimi pin up është shume femëror dhe perfekt për një fund jave me miket apo për një feste.
 
2. Buze dark
Një tjetër tendence e momentit për sa i përket make up-it janë buzët ne ngjyre te erret thuajse dark. Tonalitet me ne mode janë ato te cilat variojne nga buzëkuqi vishnje deri tek ai vjollce. Krijoni një baze perfekte për sytë preferoni një ton sysh ne ngjyre shampanje por te shkëlqyeshëm dhe sigurisht mos harroni rimelin.
 
3. Make up rock glam
Por nëse preferoni me shume grimin e forte mund te synoni për një look glam rock. Për te realizuar këtë make up duhet te realizoni një smokey eyes perfekt ku mund te përdorni ngjyrën vjollce për ti dhënë me shume intensitet shikimit mbi te gjitha nëse keni sy me ngjyre te çelur. Buzët edhe ne këtë rast duhet te jene strong. Kështu mund te synoni për një buzëkuq te theksuar i cili anon me shume nga ngjyra e erret.
 
4. Look natyral
Nëse preferoni te jepni idenë e një grimi ujë dhe sapun ideale do te ishte te preferonit një grim natyral i cili quhet ndryshe nude look. Kjo nuk do te thotë qe nuk duhet te bëni aspak make up përkundrazi grimi nude ka me shume nevoje për pune dhe precizion. Kështu realizoni një baze perfekte dhe te shkëlqyeshme dhe me pas zgjidhni ngjyra natyrale si për shembull bezha dhe ngjyre mishi. Për buzët mund te zgjidhni një shkëlqyes transparent për një efekt me voluminoz apo një ngjyre mat ne ngjyre nude. 
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FUNDJAVA MAKE UP MENYRA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved