Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Doni të dukeni moderne? Lidhni një shall në kokë
 
Shperndaje
ikub#: 1801030003
Shalli është një aksesorë elegant, i sofistikuar dhe që i shton klasin veshjes tuaj. Në këtë artikull do të mësoni se si ta mbani në mënyrë luksoze shallin në kokë.
Yjet e mëdha të Hollywood-it si Alicia Keys dhe Eva Mendes prej vitesh kanë krijuar një stil elegant, luksoz dhe paska vintage me shallin në kokë. Ai është aksesori identifikues i tyre. Vitet e fundit shumë personazhe të tjera i kanë dhënë shallit në kokë një tjetër stil, vlerë dhe elegancë.
Nga Gigi Hadid, Jennifer Lopez, Greta Garbo, Audrey Hepburn, Jaqueline Kennedy etj. na tregojnë se atë mund ta mbani si çallmë, turban, të lidhur në kokë si divat e viteve 50', në formë rrethi etj. Ky aksesorë është një detaj i aftë për të bërë dallimin në veshje. 
Vendosja e një shalli në kokë nuk shikohet më vetëm si një aksesorë për të mbuluar flokët e parregullt, por një aksesor luksi njësojë si çanta dhe këpucët.
Dhe ka mënyra të pafund për ta veshur atë! Nga flokët e lëshuara, të kapur bisht, krijimi i ondeve apo gërshetave etj. Vetëm sigurohuni që edhe makeup-i të jetë i rregullt kur të vendosni shallin pasi fytyra juaj do të vihet shumë në pah. Sytë e theksuar me penel dhe buzët e kuqe, lëkura e pastër është makeup-i ideal kur plotësoni veshjen me një shall mëndafshi në kokë.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: AKSESORE KOKE LIDHJA SHALLI VENDOSJA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved