Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Këto janë disa nga trendët që do të preferoni në 2018
 
Shperndaje
ikub#: 1801030011
Nuk ka asgjë me te mire se fillimi i vitit për te menduar për gardërobën, momenti i duhur për te lënë pas shpatullave gabimet ne stil te një viti qe shkoi duke pritur koleksionet e reja dhe trendët e reja.
Nuk ka asgjë me te mire se fillimi i vitit për te menduar për gardërobën, momenti i duhur për te lënë pas shpatullave gabimet ne stil te një viti qe shkoi duke pritur koleksionet e reja dhe trendët e reja. Por çfarë do te veshim për 2018? Duke ndjekur pasarelat e Pranverë/verë 2018 duket se do te jete një vit i mbushur me te reja. Kështu trendët për këtë vit te ri do te jene ose te miskoni çdo gjë ose te preferoni një total look nga koka tek këmbët. Ja cilat do te jene trendët qe do te ndiqni për 2018.
 
1. Gym kitsch
Ka ardhur momenti te nxirrni ne pah veshjet tuaja te gjimnastikës. Harrojini pantallonat dhe bluzën e tutave dhe ato me kapuç. Kështu perse te mos vishni këtë vit një pale pantallona mëndafshi boje qiell dhe ti kombinoni me sneakers ashtu sikurse sugjeron Louis Vuitton? Nuk dëshironi me streçet dhe pantallonat e yoga? Zgjidhni një pale shorts prej çiklistesh ashtu siç janë pare ne pasarelat e Dolce & Gabbana, Dior dhe Off-White. 
 
2. Vathet extralarge
Nëse behet fjale për vathet atëherë preferojini sa me te mëdhenj dhe te çuditshme.
 
3. Marsupi
Te vogla nga Saint Laurent, te mëdha nga Marc Jacobs, me pala nga Miu Miu, marsupi është trendi qe duhet te ndiqni për 2018. Kendall Jenner është pare shpesh te mbaje modele vintage kështu qe nëse dëshironi mund te merrni frymëzim prej saj dhe vip-a te tjerë për te mbajtur sa me bukur marsupin.
 
4. Te shkëlqeni
Mëndafshi siç mund ta dini është një pëlhurë shume sensuale për me tepër nëse ai është shume i shkëlqyeshëm. Kështu edhe modelja e momentit Kaia Gerber ka sfiluar ne pasarelen e Calvin Klein me një këmishë kowboy prej mëndafshi. Por ne te vërtet janë mbi te gjitha pantallonat prej mëndafshi janë ato qe do te preferohen me shume këtë vit.
 
5. Me ngjyra
Vit i ri jete e re dhe ngjyrat janë mënyra me e mire për ta treguar. Kështu këtë vit trendi është te visheni nga koka tek këmbët vetëm me një ngjyre duke krijuar një look casual për çdo dite dhe te gjeni ngjyrën qe ju preferoni.
 
6. Kuadratet
Edhe për 2018 kuadratet do te vazhdojnë te jene ne mode. Kështu nëse preferoni mund te zgjidhni kuadratet Burberry ose ato bardhe e zi. Për çfarë do veshje te behet fjale kuadratet do te jene ne trend edhe për këtë vit.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: 2018 PREFERENCA TRENDI VESHJA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved