Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Modelet e flokëve që duhet të kopjoni nga Pinteresti
 
Shperndaje
ikub#: 1801030073
Modele të lehta dhe romantike të mendjeve krijuese në Pinterest. Gjeni frymëzimin e duhur për të stiluar flokët tuaj këtë dimër.
1-Flokët e kapur bisht: Luani me teksturën e tyre duke i dhënë volum dhe pak çrregullti dhe kapini poshtë. Për një pamje femërore e romantike lidhni një fjongo tek bishti.
2-Flokët gërshet në formë kurore: Ky model është pak më i komplikuar por shumë i bukur. Ideal për punë, festa dhe daljet me shoqërinë. Ajo krijon një pamje femërore, romantike dhe shumë delikate e moderne.
3-Flokët e përdredhur: Nëse keni flokë të gjatë dhe pak kohë në dispozicion përdridhini flokët në gjysmën e tyre duke e lënë fytyrën e lirë. Pamja e tyre gjysmë të kapura me llastik është një model shumë kreativ dhe i thjeshtë.
4-Topuz me balluke: Kapini flokët lart topuz të çrregullt dhe luani me teksturën e ballukeve.
5-Gërsheti klasik: Një model shumë në modë, elegant dhe nxjerr në pah tiparet e fytyrës tuaj.
6-Floket bisht me volum: Krijoni onde dhe volum në bishtin tuaj si dhe në pjesën e sipërme të kokës duke krijua idenë e flokëve më të trashë dhe të plotë. Ky model është shumë romantik.
7-Floket e kapur: Krijon i një pamje si francezet me flokë të lirshme dhe paksa të çrregullt. Kapini ato duke i përdredhur nga mbrapa. Ky model është ideal kur vishni golfe apo vendosni shalle.
8-Floket gjysmë të kapur: Këtu keni shumë alternativa, mjafton të jeni krijues. Mund të krijoni një gjysmë topuzi lartë, ose të krijoni gërsheta dhe më pas ti kapni topuz. Një tjetër mënyrë është ti kapni ato bisht dhe të krijoni onde të mëdha.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FLOKET MODELET PINTEREST

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved