Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Veshjet e duhura për party, këto janë kombinimet më të mira
 
Shperndaje
ikub#: 1801030005
Kur vjen weekend-i pas një jave te lodhshme ne pune apo ne shkolle vjen dhe momenti për tu argëtuar dhe pse jo te kaloni një mbrëmje te bukur ne një klub me miket.
Kur vjen weekend-i pas një jave te lodhshme ne pune apo ne shkolle vjen dhe momenti për tu argëtuar dhe pse jo te kaloni një mbrëmje te bukur ne një klub me miket. Por cila është veshja e duhur për ne klub ku gjeja kryesore e mbrëmjes është te kërceni? 
 
Veshja e duhur për një party varet nga shume faktorë duke e nisur nga lloji i klubit qe keni vendosur për te shkuar. Nëse behet fjale për një lokal elegant dhe trendi apo për një vend me te thjeshte. Ne çdo rast është e rëndësishme qe veshja t’ju përshtatet edhe me personalitetin. Për një mbrëmje ne diskotekë bëni kujdes te mos e teproni. Ja disa këshilla si te visheni bukur për një party.
 
1. Fustan mini
Nëse dëshironi te vishni një fustan mini keni dy zgjedhje, mund te zgjidhni një fustan  te zi mbase disi dekolte ne shpine dhe ta kombinoni me aksesor te arte apo te argjend ose te preferoni një fustan me ngjyre tjetër dhe ta kombinoni me aksesor te zinj. Ne çdo rast për sa i përket këpucëve ideale do te ishte te vishni një pale këpucë me taka por komode sepse do te kërceni gjate mbrëmjes. Por nëse nuk preferoni dekoltetë me taka atëherë vishni një pale çizme biker dhe krijoni një veshje ne stilin rock-glam.
 
2. Jeans
Jeans-et janë një veshje ku futen kudo dhe kombinohen bukur me çdo gjë përveç se janë një veshje shume e mire për ne disko, zgjedhja ideale është ti kombinoni me një bluze crop top dhe një xhakete te gjate. Për sa i përket ngjyrave mos harroni se nëse zgjidhni te mund te luani me grimin. Edhe ne këtë rast këpucët ideale janë një pale dekolte por mund te preferoni te vishni edhe një pale sneakers.
 
3. Fundi
Qoftë me pala apo i ngushte me fund keni mundësi te krijoni veshje te ndryshme. Nëse fundi është me fantazi për shembull me temina zgjidhni për te veshur një bluze ne ngjyre te zeze apo te bardhe. Me një fund njëngjyrësh mund te luani me një crop top ne ngjyrën qe preferoni apo me një t-shirt me stampa për një rast jo formal. 
 
4. Shorts
Një veshje shume glamour mund te krijohet duke kombinuar një pale shorts prej lëkure dhe një body te zi disi te veçante për te kompletuar look-un me një pale geta te zeza. Ne këtë rast duken bukur qoftë këpucët me taka për një look elegant ashtu dhe biker boots për një stil me rock. 
 
5. Streçet
Edhe nëse preferoni te vishni streçe lëkure është një zgjedhje shume e mire mbase për ti kombinuar me një t-shirt me ngjyra te çelura dhe një pale çizme me taka. Edhe streçet e shkëlqyeshme te argjendta te cilat kohet e fundit janë kthyer ne mode nga vitet 80' janë shume te përshtatshme për një mbrëmje ne një klub dhe ideale për tu kombinuar me një pale dekolte.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: KOMBINIME PARTY VESHJE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved