Dyqantaxi
Dyqan taxi
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Forbes. Jeff Bezos njeriu më i pasur në botë
 
Shperndaje
ikub#: 1707270125
Ndryshime ne kreun e listës se njerëzve më të pasur në botë. Sipas Forbes, Jeff Bezos ka arritur te zbresë nga froni Bill Gates, qe e mbante këtë vend deri tani.
Me 90.6 miliard dollarë, themeluesi i Amazon Jeff  Bezos është sot njeriu me i pasur ne botë. Lajmi është dhënë sot pas dite nga revista e njohur Forbes, sipas se cilës, me 500 milion dollarë me shumë, ai ka arritur te zbresë ne vend te dytë,themeluesin e Microsoft,Bill Gates.
Bezos zotëron 17% te Amazon, te cilën ai vetë e ka themeluar ne vitin 1994. Ndryshimi ne kreun e listës i detyrohet rritjes me 15 dollarë për aksion te Amazon, ndërkohë qe vlera e titujve te Microsoft ka pësuar një rënie të lehtë.
Amazon sot ka një kapitalizim prej 500 miliard dollarësh duke qenë kështu ne mesin e kompanive me vlerën me të madhe ne treg. Ne qershor te këtij viti Bezos njoftoi edhe blerjen e Whole Foods Market, e gjashta ne rrjetin e supermerkatove ne SHBA, me një cmim prej 13.7 miliard dollarësh.
Gjate ketyre 23 viteve te jetës se saj Amazon ka performuar me sukses ne te gjithë sektorët u është shtrire, qe nga librat e deri tek këpucët, veshjet dhe shitjet me pakice ne përgjithësi. Mjafton te përmendim qe gjate vitit 2016 ajo ka shitur gjashte here me shume se WalMart, Target, Best Buy, Nordstrom, Home Depot, Macy’s, Kohl’s dhe Costco te marrë së bashku.
Bezos eshte personi i shtatë qe ndodhet ne krye te listës se njerëzve më të pasur në botë në 30 vitet e fundit, kujtojmë qe gjate vitit te kaluar për dy dite te vetme, themeluesi i Zara-s, Amancio Ortega ishte me i pasuri ne bote, dhe amerikani i trete, pas Gates dhe Warren Buffet.
 
loading...


Ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: AMAZON FORBES JEFF BEZOS LISTA PASURIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
loading...
Raiffeisen
Living

FAF

Raiffeisen
Living


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved