Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
“Takim brezash”, sfilatë me veshje tradicionale nga gjimnazistët e Tiranës
 
Shperndaje
ikub#: 1711190041
“Takim brezash” është projekti i realizuar sot nga Fondacioni “Tradita Popullore” dhe Teatri Metropol i Tiranës, me mbështetjen e Bashkisë dhe Agjencisë së Zhvillimit Rajonal.
Aktiviteti përfshin një sfilatë me veshje tradicionale të viteve ‘800, veshje të reja të modeluara nga nxënësit e gjimnazeve të kryeqytetit, si dhe një koncert me valle nga Ansambli Tirana.
“Qëllimi i këtij projekti është edukimi i të rinjve nëpërmjet elementeve të trashëgimisë kulturore dhe promovimi  i veshjeve, valleve dhe lojërave tradicionale të krahinës së Tiranës,  si  një vlerë e çmuar e  trashëgimisë kulturore shqiptare”, shprehet koordinatorja e  Teatrit Metropol, Lorela Musta.
“Takim brezash” ka nisur punën, që në fillim të muajit qershor dhe është implementuar në 10 gjimnaze të Tiranës, mes tyre edhe dy institutet “Instituti i nxënësve që nuk dëgjojnë” dhe “Instituti i nxënësve me vështirësi në shikim” (“Ramazan Kabashi”).
Përfaqësues të Ansamblit Tirana kanë realizuar workshope të veçanta mbi hulumtimin dhe realizimin e veshjeve tradicionale, nga të cilat më pas nxënësit e shkollave, u frymëzuan dhe realizuan modelet e tyre.
Sipas koordinatores Lorela Musta, e cila është marrë me implementimin e projektit nëpër shkolla, nga rreth 200 punime të nxënësve, u përzgjodhën 11 punime veshjesh,  të cilat më pas u realizuan në atelie nga artizanët.
“Nxënësit pas skicimit të modeleve, kanë ndjekur nga afër në atelie, punimet e tyre, të cilat u përzgjodhën për tu realizuar”, thotë Musta.
“Takim brezash”, u mbajt mesditën e sotme në  Sheshin “Skënderbej”, ku u ndanë edhe tri çmime për veshjet më të mira të realizuar nga nxënësit e shkollave.
Teatri Metropol është i vetmi teatër në Shqipëri, që punon me platformë të qartë edukative, i cili pas organizimit të Festivalit të Dramës Shqipe “Metrofest”, po realizon këtë projekt, që synon promovimin dhe edukimin e të rinjve me trashëgiminë kulturore.
 
loading...




Marre nga Shqip
Shfleto artikuj te tjere per: BREZA KULTURA TIRANE TRADITA VESHJE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved