Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Produktet e kompanisë franceze Lesaffre tani i gjeni në Shqipëri.
 
Shperndaje
ikub#: 1712200121
Kompania franceze Lesaffre, lider botëror për majanë e bukës dhe të miellrave specialë e pastiçerive, e pranishme në tregun shqiptar, me distributore ekskluzive kompaninë “Teuta” Durrës, është prezantuar gjatë një promovimi në mjediset e Hotel Rogner.
Arben Babameto, drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Teuta”, deklaron se ky bashkëpunim lidhet me vetë nevojat e tregut për një standard më të mirë cilësie. 
“Kompania Teuta është një kompani me një aktivitet 24-vjeçar në fushën e distribucionit të produkteve ushqimore. Sot ne pikërisht prezantojmë një lidhje të re, një bashkëpunim të ri, që besojmë do të jetë shumë i frytshëm, për të futur në tregun shqiptar produktet e një cilësie shumë të lartë të firmës franceze Lesaffre. Në fakt Lesaffre Ka qenë prezente disi në Shqipëri, por këtë herë mendojmë se do të hyjë shumë seriozisht, sepse edhe ne do të fusim gjithë shpirtin tonë, angazhimin tonë, në mënyrë që suksesi të jetë i garantuar”, - deklaroi Babameto
 
 
Miroslav Botic, drejtor i shitjeve dhe Marketingut të Lesaffre, ka folur për synimet e këtij bashkëpunimi. 
“Jeni këtu sot për të prezantuar gamën e  produkteve të “Lesaffre”. Shpresojmë që me ardhje e “Lesaffre” në Shqipëri të ruajmë cilësinë e gamës së produkteve, siç kemi bërë me kompanitë e tjera të rajonit. Këtë duam të bëjmë edhe gjatë bashkëpunimit me partnerin tonë në biznes, kompaninë “Teuta”. Ne jemi këtu për të sjellë risi në kompanitë e njohura të prodhimit të bukës, të pastiçerive dhe të marketingut. Zgjodhëm “Teutën”, sepse së bashku me Shqipërinë janë dy aktorë që synojnë fort drejt progresit", - deklaroi Botic.
 
Gjatë aktivitetit është bërë dhe një prezantim i kompanisë “Teuta” Durrës, si një shpërndarës ekskluziv i markave të mirënjohura botërore në sektorin ushqimor.Me moton “Me ne ti bëhesh lider” kjo kompani ofron produktet më cilësore për një familje të shëndetshme. 
 
Të pranishëm ishin përfaqësuesit shqiptarë të furrave të bukës, të pastiçerive, të restoranteve më të njohura në Shqipëri e më gjerë. Ishin gjithashtu edhe përfaqësues të dhomës së Tregtisë franceze dhe asaj Amerikane. 
 
Lesaffre çon produktet më cilësore dhe risitë në furrat e bukës e pastiçerive në 180 shtete, duke zënë 40% të tregut botëror. Me një përvojë suksesi 160-vjeçare në specialitetin e brumërave, Lesaffre operon tashmë me një nga kompanitë shqiptare më prestigjioze, “Teuta” Durrës. Motoja e kompanisë shqiptare “Teuta” ka qenë dhe është: "Familja jone e madhe".

 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: MAJA MIELL PASTICERI TEUTA DURRES

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved