Agolli, Rondo e Lalo vlerësohen pas vdekjes
 
Shperndaje
ikub#: 1712210177
Agolli, Rondo e Lalo vlerësohen pas vdekjes Edicioni i pestë i çmimeve “Harpa” mblodhi në një mbrëmje gala, figura të njohura të artit, kulturës, letërsisë, medias e politikës të ardhur nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Ky eveniment, i kthyer tashmë në një traditë për qytetin e Fierit, ka akorduar disa çmime, duke vlerësuar emra e personalitetet më të spikatura gjatë vitit 2017.
Çmimi i madh i është akorduar aktores Natasha Sela, si aktore e spikatur për interpretim me plastikë të veçantë, që dallohet për rolet e arrira femërore dhe lojë dinamike. “Njeriu i vitit” u shpall publicisti dhe shkrimtari Luan Rama, si promovues i vlerave të artit bashkëkohor shqiptar, me një rol të veçantë në ndërveprimin e kulturave frankoshqiptare.
Gjatë mbrëmjes, “Poeti më i mirë i vitit” u shpall poeti Faslli Haliti, ndërsa u nderua me çmim karriere aktori Todi Llupi. Në këtë garë u vlerësua si “Gazetarja më e mirë e vitit”, Alma Mile, gazetare e gazetës “Panorama”.
“Aktorja më e mirë e vitit”, aktorja Delinda Zhupa për cilësi në interpretimin e karaktereve të ndryshme dhe krijimin e personazheve të larmishme. Veç shumë çmimeve të tjera, Fondacioni “Harpa” ndau edhe disa çmime “In memoriam”, në nderim të figurave që nuk jetojnë më, mes së cilëve: poetit Dritëro Agolli, “Për kontribut të jashtëzakonshëm në letërsinë tonë kombëtare.
Personalitet i shquar i letrave, duke na lënë pas një trashëgimi të çmuar në mbarë kulturën shqiptare”; kompozitorit Aleksandër Lalo si “Emër i shquar i muzikës shqiptare duke i sjellë asaj një erë të re zhvillimi.
Një kompozitor i shkallës sipërore, që krijoi kolanë të veçantë dhe në filmin shqiptar” dhe aktores Hajrie Rondo si “Një aktore e madhe, mjeshtre e aktrimit, që u bë e përjetshme me rolin e Tanës, por duke gdhendur dhe një mori të gjerë personazhesh të të gjitha tipologjive”. Çmimet “Harpa” janë themeluar nga Fondacioni Harpa, drejtuar nga Majlinda Rama. Emra fitues përzgjidhen nga një bord i përbërë prej personalitetesh të botës akademike në fusha të ndryshme.
 
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: ALEKSANDER LALO DRITERO AGOLLI HAJRIE RONDO HARPA NDERIMI

Marre nga Panorama


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved