Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
“Çelësin e Qytetit” për Riccardo Coccianten
 
Shperndaje
ikub#: 1712210179
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim këngëtarin dhe kompozitorin e njohur italian, Riccardo Cocciante, dhe këngëtaren shqiptare Elhaida Dani, të cilët do të performojnë në skenën e Festivalin të 56 të Këngës në RTSH.
Kryebashkiaku Veliaj falenderoi këngëtarin Cocciante për gjithçka ka bërë për Shqipërinë, por në mënyrë të veçantë për promovimin e artistëve shqiptarë, dhe në shenjë mirënjohjeje i dhuroi atij çelësin e qytetit.
Kryebashkiaku Veliaj falenderoi dy këngëtarët për këtë vizitë dhe u shpreh se ata përfaqësojnë dy nga artistët më të dashur për shqiptarët. “Jam shumë i lumtur sot që kemi dy miq shumë të dashur për qytetin, të famshmin Riccardo Cocciante dhe të famshmen Elhaida Dani. Më vjen mirë sepse përfaqësojnë dy gjenerata të frymëzimit në Shqipëri. Gjenerata e Cocciante-s është gjenerata e prindërve tanë, të atyre prindërve që gjatë komunizmit jetonin ditët e vështira dhe në mënyrë ilegale gjenin frymëzim në këngë të bukura që hapnin një dritare për një botë të re, një botë të cilën e takuam vetëm pas viteve ‘90. Jam i sigurt që çelësi i qytetit të Tiranës është një tribut edhe në emër të prindërve tanë dhe gjeneratës së tyre për atë që përfaqësonte Cocciante, Italia dhe bota e civilizuar në ato vite”, u shpreh ai.
I rikthyer në Tiranë pas 4 vitesh, këngëtari Cocciante u shpreh i surprizuar për transformimin që ka pësuar kryeqyteti. “Ndihem si njëri prej jush. Falë këtij çelësi, tashmë ndihem si pjesë e këtij vendi dhe kjo më jep shumë kënaqësi. Faleminderit për miqësinë tuaj! Kam qenë këtu para katër vitesh dhe Tirana ka ndryshuar rrënjësisht, ka ndryshuar në sensin pozitiv. Dje ishim në një vend që ishte rinovuar totalisht, e mrekullueshme. Ju shpreh përgëzimet, sepse para disa vitesh kishte shumë punë për të bërë, iu vutë punës dhe dua të them se është një qytet që po rilind. Tirana po rilind, pikërisht nga problemet që ka pasur në të kaluarën dhe kjo duket qartë duke ecur nëpër qytet”, tha kompozitori italian.
Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani tha se së bashku me Coccianten do të këndojnë në skenën e Festivalit të 56 të Këngës në RTSH. “Më ka mbështetur gjithnjë, vazhdon ta bëjë dhe fakti që pranon të kthehet gjithmonë në shtëpinë tonë është një nder për mua. Do performoj hitet e tij më të mëdha dhe do të kem fatin të këndoj me të”, tha Dani.
 
loading...




Marre nga Klan
Shfleto artikuj te tjere per: ELHAIDA DANI ERION VELIAJ RICCARDO COCCIANTE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved