Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Bie somnambul nga kati i dytë, 16 vjeçarja shqiptare vdes pas një jave në koma
 
Shperndaje
ikub#: 1712240008
Ishte nata e 15 dhjetorit, kur 16 vjeçarja Brikena Mehmeti kishte rënë nga kati i dytë i një banese në Loria për shkak të një forme të rëndë dhe të rrallë të somnambulizm-it që e kishte bërë të ngatërronte dritaren e banjës së shtëpisë me një derë për të kapërcyer.
Vajza u shtrua me urgjencë në spitalin e Castelfranco Veneto dhe më pas për shkak të plagëve të rënda në kafkë dhe në shpinë ishte transportuar në një spital në Treviso.
Siç raporton “La Tribuna di Treviso”, vajza e re dukej se ishte përmirësuar disi në repartin e kujdesit intensiv, por në orët e fundit, një përkeqësim i ri dhe i papritur i kushteve të saj shëndetësore ka marrë jetën e saj të re.
Ishin shumë të rënda plagët e marra gjatë rënies nga kati i dytë nga një lartësi prej më shumë se katër metrash.
Një tragjedi që ka tronditur familjen dhe shokët e shkollës së vajzës, që banonte në zonën e Ramon dhe e regjistruar në institutin “Martini” të Castelfranco Veneto. Trupi i 16 vjeçares do të varroset në Prishtinë, qyteti i origjinës së vajzës së re që la këtë botë një ditë para Krishtlindjes.
 
loading...




Marre nga Balkanweb
Shfleto artikuj te tjere per: BRIKENA MEHMETI SOMNAMBULIZM

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved