Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Parku i Liqenit Artificial, atraksion për të gjithë edhe në dimër
 
Shperndaje
ikub#: 1712250036
Është shndërruar në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, duke e ri-sjellë traditën e dikurshme kur fundjavat kaloheshin vetëm aty.
Sot parku i madh i Liqenit Artificial ofron gjithçka duhet, për të pushuar dhe jo vetëm. Ofron qetësi dhe ajër të pastër, ofron pastërti dhe argëtim. Edhe pse në temperatura të ulëta, në park gjen plot të rinj, burra, gra, fëmijë që shijojnë gjithçka mund të ofrojë një park, secili sipas mënyrës së tij.
Dikush e shfrytëzon për t’u ushtruar dhe të tjerë shkojnë atje edhe thjesht për një shëtitje në ajër të pastër e mes të gjelbërimit. Por ata që i gëzojnë më shumë ,sigurisht janë më të vegjlit.
Ka nisur të funksionojë për ta treni i vogël, i cili përshkon një hapësirë mes për mes parkut, i cili është pa pagesë dhe që si fëmijët, po aq e shijojnë dhe të rriturit pasi u ri-sjell në memorie të vetmin tren që kishin në fëmijërinë e tyre. Ndërkohë që parku, i cili u kontestua aq shumë në fillim frekuentohet shumë nga vogëlushë të çdo moshe, në çdo orë të ditës. Ky park, i vetmi deri më tani, i këtij lloji ofron mundësi argëtimi në mënyrë të shëndetshme për këdo dhe në mënyrë të larmishme.
loading...




Marre nga Top Channel
Shfleto artikuj te tjere per: ATRAKSION DIMER LIQENI ARTIFICIAL PARKU

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved