Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Certifikata dhe ekstraktet e biznesit, tashmë online me vulë dixhitale.
 
Shperndaje
ikub#: 1712260095
Dhënia e vlerës ligjore vulës dixhitale ka sjellë me vete edhe një numër të gjatë dokumentesh, të cilat mund të shkarkohen direkt nga portali qeveritar e-Albania.

Tashmë, listës së 26 dokumenteve të vlefshme ligjërisht, i janë shtuar edhe tre të tjerë, shërbime të Qendrës Kombëtare të Biznesit, të cilat vijnë përmes portalit. Konkretisht bëhet fjalë për Certifikatën e Regjistrimit dhe për ekstraktet e thjeshta dhe historike.

Po çfarë përfitimi ka konkretisht me publikimin e këtyre shërbimeve të reja në portalin e-Albania?

Nëse deri më dje bizneset paraqiteshin fizikisht për të marrë një Certifikatë Regjistrimi pranë QKB-së, sot mjafton që të përdorin portalin dhe në kohë reale mund të marrin certifikatën prej portalit, të vlefshme ligjërisht.

Certifikata përmban të dhëna mbi NUIS - numrin unik të identifikimit të biznesit, i cili lëshohet në momentin e regjistrimit të subjekteve tregtare me anë të certifikatës së regjistrimit. Gjithashtu në të, tregohet statusi i biznesit, adresa, afati i veprimtarisë, data e regjistrimit të biznesit.

Ndërsa dy shërbime të tjera, janë ekstrakte nga Regjistri Tregtar, të thjeshta dhe historike.

Për kategorinë biznes, shërbimi specifik “Ekstrakt i thjeshtë/historik” mundëson dhënien e informacionit të detajuar mbi të gjitha të dhënat e regjistruara si dhe historikun e veprimeve të kryera për çdo subjekt në regjistrin tregtar të QKB-së. Ekstrakti/et gjenerohet/n nga sistemi i QKB-së dhe shkarkohet menjëherë online dhe me vlerë ligjore nga subjekti i interesuar.

Ekstraktet ofrohen për shoqëri aksionare, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, shoqëritë e kursim kreditit etj.

Kjo shportë prej tre shërbimeve të mësipërme dhe 26 të tjerave të publikuara gjatë javëve të kaluara konsiderohet si një prej risive me vlerë më të madhe në portalin e-Albania. E gjitha kjo përkthehet në evitim maksimal korrupsioni dhe humbjeje kohe,ndërsa të interesuarit e marrin në kohë reale dokumentin që kërkojnë. Nga ana tjetër kjo bën të mundur reduktimin e kostove në letër, ndërsa punonjësit janë gjithnjë e më pak të përfshirë, pasi gjithçka tashmë kryhet elektronikisht, në mënyrë të saktë dhe pa vonesa. Për bizneset dhe qytetarët që kërkojnë ta marrin shërbimin në sportelin shtetëror, këto tre dokumente mund të sigurohen menjëherë edhe nga punonjësi i administratës publike.

Më këto risi, 2017 mbyllet suksesshëm për këtë portal, ndërsa se çfarë të rejash do të kemi vitin që vjen, na mbetet vetëm të presim muajt në vijim.

 

 

 

 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BIZNES CERTIFIKATA EKSTRAKT ONLINE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved