Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
UNICEF: Viti 2017, i tmerrshëm për fëmijët
 
Shperndaje
ikub#: 1712280144
Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara tha se shkalla e sulmeve ndaj fëmijëve në zonat e konfliktit në botë ka arritur nivele “tronditëse” në vitin 2017.
Në raportin e ri, UNICEF tha se gjatë këtij viti ka pasur shpërfillje të mëdha të ligjeve ndërkombëtare, të hartuara për mbrojtjen e fëmijëve.
Drejtori i UNICEF-it, Manuel Fontaine, tha se fëmijët janë sulmuar në shtëpitë e tyre, në shkolla dhe në kënde lojërash.
“Këto sulme vazhdojnë vit pas viti dhe ne nuk mund të qëndrojmë të ngrirë. Ky brutalitet nuk mund të jetë një normale e re”, tha ai.
Në Republikën e Afrikës Qendrore, fëmijët janë vrarë, përdhunuar, rrëmbyer dhe rekrutuar nga grupet e armatosura, thuhet në raport.
Sipas të njëjtit, militantët e grupit islamik Boko Haram kanë detyruar së paku 135 fëmijë në Nigeri dhe Kamerun që të veprojnë si sulmues vetëvrasës – pothuajse pesë herë më shumë se në vitin 2016.
Në Sudanin Jugor, më shumë se 19,000 fëmijë janë rekrutuar në forcat e armatosura dhe në grupet e armatosura, vë në dukje raporti.
Në raport thuhet se në disa vende, fëmijët e rrëmbyer nga grupet ekstremiste pësojnë abuzim të mëtejshëm kur ata u dorëzohen forcave të sigurisë.
Miliona fëmijë vuajnë nga kequshqyerja, sëmundjet dhe traumat kur qasja në ushqime, ujë dhe shëndetësi u kufizohet nga luftimet, thuhet po ashtu në raport.
 
loading...




Marre nga Shqip
Shfleto artikuj te tjere per: FEMIJET UNICEF

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved