Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
“Corriere.it”, shpall Ramën njeriun e vitit
 
Shperndaje
ikub#: 1712310038
Me atlete përcjell dinamikën e Shqipërisë.
Sot më 31 dhjetor, pak orë para ndërrimit të viteve, mediat italiane rikthejnë në vëmendje stilin e veçantë të veshjes së kryeministrit Rama. Në një artikull të publikuar nga “Corriere.it”, është zgjedhur si personazh i viti kryeministri shqiptar Edi Rama. “Kryeministri shqiptar dhe takimet zyrtare me atlete”, titullohet artikulli.
“Disa ditë më parë kryeministri shqiptar u shfaq i veshur me atlete në një darkë me mësuesit më të mirë të vendit, dhe atyre u tha: ‘Jam veshur kështu për solidarizim me mësuesit e edukimit fizik’. Por pavarësisht pyetjeve të ndryshme për këtë stil veshje, e vetmja gjë e sigurt është se prej disa muajsh, kryeministri Rama, artist, basketbollist, lideri socialist, dhe prej vitit 2013 kryeministër i Shqipërisë, shfaqet në takime zyrtare i veshur me atlete. I vetmi në skenën politike”, thuhet në artikull.
Takimet “sportive”
Në Samitin e fundit në Trieste për vendet e Ballkanin Perëndimor, në korrikun e këtij viti, kryeministri Rama shtrëngoi duart me homologun italian Paolo Gentiloni, i veshur me atlete të bardha “Adidas”, (gjë që nuk e përsëriti në vizitën e tetorit në Romë). Me të njëjtat atlete, Rama u takua edhe me presidentin francez Emmanuel Macron. Me një palë atlete të tjera, por këtë herë të zezë, u paraqit në një takim të udhëheqësve të Ballkanit në Bruksel, me ftesë të Federica Mogherinit.
Hipotezat
Stili i veshjes së kryeministrit Edi Rama u duk edhe gjatë fushatës së kaluar elektorale, ku ai në takimet me qytetarët shfaqej i veshur sportiv, me tuta dhe atlete. Mbase ky popullaritet ndikoi që ai të triumfonte në votime në mënyrë të tillë që ta formonte një qeveri të re pa nevojën për një koalicion. Analistët politikë të Ballkanit thonë se kryeministri 53-vjeçar Edi Rama, dëshiron të përcjellë imazhin e një vendi dinamik dhe të ri, çka tregon se dëshiron të “akreditojë” këtë fakt në kancelaritë evropiane si një element stabiliteti.
Për këtë detaj ka folur edhe presidenti francez Macron qe sipas vete Ramës ishte i interesuar. “Atë dite ne takimin me te kisha mbathur Adidas, thotë Rama dhe ai ishte i interesuar. Do këto apo një palë të reja, ishte batuta e Ramës. Jo dua një palë si të tuat pasi këto janë shumë të mëdha për mua, kish qenë përgjigja e Macron. Bleva një palë dhe ja dërgova, tregon Rama për një media lokale, duke shtuar se masa e Macron ishte 44 ndërsa e tij 46-të.

 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: CORRIERE DELLA SERA EDI RAMA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved