Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Projektet strategjike rrugore që nisin në 2018
 
Shperndaje
ikub#: 1801010017
Ndërtimi i infrastrukturës rrugore bashkëkohore me standardet më të mira europiane është prioriteti madhor i qeverisë në vitin 2018.
Mbi dhjetëra projekte strategjike rrugore janë përfshirë të financohen këtë vit nga buxheti i shtetit dhe nga programi kombëtar  “1 miliard për rindërtim”,  dedikuar modernizimit  dhe transformimit të akseve kryesore rrugore.
Buxheti për infrastrukturën rrugore u rrit me 42 për qind, në 2018
15.3 miliardë lekë ose 42% më shumë se viti 2017, është buxheti i shtetit për investimet në infrastrukturën rrugore gjatë vitit 2018.
Akset rrugore:  Fushë Krujë-Milot-Morinë, Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, Lushnje-Berat, Qafë-Thanë-Lin-Pogradec, rrugët lidhëse me bregdetin Jon, Unaza e Re e Tiranës, Rruga e Arbërit, Berat-Buzuq-Çorovodë, Elbasan-Banje, Kardhiq-Delvinë, Ura e Leklit-Këlcyrë, 3 Urat-Leskovik, Korçë-Ersekë, By-passi Shkodër, Librazhd-Qafë Stude, Skrapar-Përmet, Kodër Kamzë-Tapizë, janë projekte konkrete që do konkretizohen gjatë këtë viti.
Sipas të dhënave nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë buxheti 2018  do të financojë 4.1 miliardë lekë për Unazën e Re të Tiranës, 1.3 miliardë lekë për rrugën Fushë Krujë-Milot-Morinë, pjesë e rrugës së Kombit. Ndërsa për vazhdimin e rrugës Qafë Thanë-Lin-Pogradec do të financohen mbi 1 miliard lekë. Gjithashtu financime do të adresohen edhe për përfundimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, një aks i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
6 segmente rrugore, pjesë e programi kombëtar  “1 miliard për rindërtim”
Programi kombëtar “1 miliard për rindërtim” është mbështetja më e madhe financiare e qeverisë në 2018-tën për ndërtimin e veprave strategjike në infrastrukturën rrugore.
Rruga e Arbrit me një vlerë 33.7 miliardë lekë, ka ngritur siparin e Programit kombëtar “1 miliard për rindërtim” .  Ndërsa janë edhe 5 segmente rrugore, vlera e të cilëve arrin në miliona euro të cilat do të ndërtohen sipas formulës partneritet publik-privat.
Ndër akset kryesore që do të përfshijë kjo paketë për  ndërtim janë:  Tiranë-Thumanë-Vorë me vlerë 257 milionë euro, rrugën Kardhiq – Delvinë me një fond 64 milionë euro, segmentin Kashar – Rrogozhinë 312 milionë, rrugën Milot – Balldren me vlerë 100 milionë euro, aksin Orikum – Himarë me kontratë 133 milionë.
Investimet në infrastrukturën rrugore, impakt në zhvillimin ekonomik, punësimin dhe jetën sociale
 
Injektimi i investimeve masive në infrastrukturën rrugore, ka impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit, punësimin dhe jetën sociale të komunitetit.
Akset rrugore urbane apo rurale, konsiderohen si arteriet kryesore, me rëndësi të madhe për  faktin se ato sjellin hapësira të reja zhvillimi në funksion të turizmit, bujqësisë, tregtisë dhe ekonomisë në përgjithësi.
Projektet për ndërtimin e rrugëve, sipas standardeve më të mira bashkëkohore, në shtrim e asfaltim do të shtrihen edhe në vendosjen e ndriçimit të tyre apo sinjalistikën e duhur duke sjellë një transformim modern në këtë sektor.
 
loading...




Marre nga ATA
Shfleto artikuj te tjere per: NDERTIMI PROJEKTE RRUGET

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved