Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Voskopojë. Dyndje turistësh në ndërrimin e viteve
 
Shperndaje
ikub#: 1801010009
Qytetarë të shumtë por edhe turistë kanë zgjedhur Voskopojën për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Mësohet se të gjitha bujtinat, hoteleritë janë të prenotuara të paktën deri më 3 janar.
Voskopoja, në krahun perëndimor të qytetit të Korçës, është një nga qendrat më të bukura turistike në vend që vizitohet në çdo stinë.
Është e bukur në pranverë ku natyra, gjelbërimi dhe ngjyrat e stinës bëhen bashkë për të krijuar tablo natyrore mjaft piktoreske, në verë kur temperaturat janë ideale për të larguar të nxehtin dhe kaosin e qyteteve të mëdha; në vjeshtë ku e kaltra e qiellit, përzihet me ngjyrën e kuqërreme të gjetheve dhe të gjelbrën e barit mbi lëndina; në dimër me bardhësinë dhe mundësinë për të ushtruar sportet dimërore.
Djep i kulturës bizantine ndër shekuj, plot histori e trashëgimi monumentale, kulturë, art, ashtu siç tregohet nga historia ka qenë një qytet i banuar që nga vitit 1330 që arriti kulmin e lulëzimit në 1764, kur kishte më shumë se 30.000 banorë, 24 kisha, akademi, bibliotekë dhe shtypshkronjë.
Shkatërrimin e parë e pati në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916.
Sot ruan ende vlera të mëdha të artit mesjetar dhe copëza të shkëlqimit të dikurshëm me Kishën e Shën Athanasit dhe Manastirin e famshëm të Shën Prodhimit.
E para, që dikur ka shërbyer edhe si varrezë e qytetit, është kisha e katërt e të njëjtit tip, bazilikë me mbulesa të kurbëzuara, e ndërtuar në Voskopojë gjatë viteve 1721-1724.
Ndërsa Manastiri i Shën Prodhimit është themeluar në shekullin 14-të, gjatë periudhës së lulëzimit të Voskopojës.
Voskopoja ka qenë djep i frymëzimit të poetëve e piktorëve të mëdhenj. E pozicionuar bukur mes kodrave, pyjeve me gjelbërim të përhershëm, Voskopoja është vendi ideal për t’u vizituar, në të gjitha stinët e vitit.
Gjen aty një pistë skish për dimër, ajër të pastër, mikpritje, çmime konkurruese dhe ushqim të shkëlqyer.
Është vendi ideal për zhvillimin e turizmit malor dhe llojeve të tjera të sporteve verore dhe dimërore.
Pasi të keni vizituar objektet e famshme të artit bizantin që ruajnë ende vlera të rralla e të papërsëritshme, mund të shijoni gastronominë tradicionale të zonës duke pasur në krye të tryezës lakrorin e famshëm. Voskopoja “nusëron “edhe në dimër.
loading...




Marre nga Balkanweb
Shfleto artikuj te tjere per: TURIZMI VOSKOPOJA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved