Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Lotaria amerikane, diskutohet zëvendësimi me një sistem tjetër
 
Shperndaje
ikub#: 1801030109
Personat pa kualifikime të veçanta nuk do të emigrojnë dot në SHBA.
3 janë mundësitë për të siguruar Green Card-in, siç shpjegon DW: 
- Blerja me një çmim i cili nuk bëhet i ditur, por që mendohet të jetë i lartë
- Martesa me një shtetas apo shtetase amerikane 
- Si dhe përmes lotarisë së krijuar në vitin 1987 nga Presidenti Regan, me qëllimin t’i krijohej një mundësi atyre që dëshirojnë emigrimin në Amerikë në rrugë ligjore, por që nuk e realizojnë dot ndryshe.
Përveç lotarisë Green Card, ndryshimet që kërkohen kanë të bëjnë edhe me vizat H1-B, që janë vizat për punonjësit e specializuar. Edhe pse janë paraqitur disa projektligje, deri tani asnjë nga ligjet nuk ka ndryshuar. Por, çfarëdo që të vendoset nuk pritet që programet për Green Card-Lotari dhe vizat H1-B të zgjerohen.
Gjithashtu nuk mendohet të ndryshojnë mundësitë për të marrë Green-Card si sipërmarrës që kërkon të investosh në Amerikë, duke hapur vende pune e nuk ndryshon as Green Card Soldiers, lejë-qëndrimi që jepet për qytetarët që nuk kanë nënshtetësinë amerikane, por shkojnë në luftë, një rregull ky i vendosur nga Xhorxh Bush në 2003-shin.
Që prej vitit 1999, Green Card-in e kanë marrë përmes lotarisë rreth 77 mijë shqiptarë. Shifrat tregojnë se fitues rezulton një në 25 aplikues.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: LOTARIA AMERIKANE RREGULLA SISTEMI VIZA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved