Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ndryshon modeli i patentave. Pasurohet me elemente sigurie standard BE
 
Shperndaje
ikub#: 1801030023
Sipas dokumenteve karakteristikat fizike të leje-drejtimit janë sipas standartit ISO 7810. Materiali kartës do të jetë polikarbonat, jo më pak se 4 shtresa, me jetëgjatësi jo më pak se 10 vjet dhe i përshtatshëm për gdhendje dhe personalizim me laser.
“Në anën e përparme, në krahun e majtë, mbi fotografinë e mbajtësit do të vendoset shenja dalluese e shtetit që e lëshon. Një element oval me ngjyrë të kuqe dhe që në brendësi të tij ka simbolin AL në ngjyrë të zezë. Në anën e përparme, sipër, midis shenjës dalluese të shtetit dhe emrit të shtetit lëshues do të shënohet fjala “Leje drejtimi” e shkruar me germa të mëdha.
Poshtë saj do të shkruhet “Driving Licence”. Në anën e përparme, sipër, në krahun e djathtë do të shkruhet emri i shtetit lëshues “Republika E Shqipërisë”.
Poshtë saj do të shkruhet “Republic Of Albania”.
Në anën e përparme në krahun e djathtë do të shkruhet fjala “Leje drejtimi” në gjuhët e Bashkimit Evropian.
Në anën e pasme, sfondi do të përmbajë fjalinë “Model i Bashkimit Europian” në gjuhën shqipe dhe angleze.
Të dy anët e leje drejtimit do të kenë sfond kompleks me elementë kundër kopjimit me skanim dhe printim me efekt ylberi duke përfshirë “guilloche”. Ngjyrat e përdorura duhet të jenë minimalisht 2 dhe nuk duhet të jenë pjesë e ngjyrave primare. Ngjyra bazë do të jetë ngjyra rozë e shoqëruar me blu të hapur.
Në këtë sfond duhet të përfshihet dhe mikrotekst. Harta e Shqipërisë do të vendoset në anën e përparme djathtas me ngjyrë të ndryshueshme në varësi të këndit të shikimit. Në pjesën e pasme, majtas, do të ketë dhe bar-kod QR që do të përmbajë informacion lidhur me leje drejtimin përkatës. 
 
loading...




Marre nga Balkanweb
Shfleto artikuj te tjere per: BE LEJE DREJTIMI PATENTA SIGURIA STANDARD

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved