Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Demi
 
Shperndaje
ikub#: 1604050156
Karakteristikat e shenjave

Personat e shenjës se Demit janë besnike, te besueshëm, materialiste, te qete dhe këmbëngulës. Ata duan qe çdo gjë ta bëjnë si duhet dhe jo kot me kot. Janë mjaft te ekuilibruar dhe reflektojnë gjate para se te marrin vendime, çka i bën persona te sigurte ne vetvete. Demat janë edhe konstruktive dhe krijues. Nga ana tjetër këta persona janë te ndershëm dhe e respektojnë gjithmonë personin qe kane pranë. Ata janë bujare ne çdo fushe, por ndonjëherë nuk janë te mprehte dhe kur mendojnë diçka për dike nuk e ndryshojnë lehtësisht mendimin edhe pse mund ta kenë gabim. Demat e dine gjithmonë çfarë duan dhe nuk ndikohen aspak nga te tjerët. Fale këmbënguljes i kalojnë gjithmonë vështirësitë dhe sfidat qe ju dalin ne jete. Nuk përshtaten shpejt me ambientet dhe njerëzit e rinj, por preferojnë rehatinë dhe një jete te përditshme te qëndrueshme. Ndryshe nga Dashet qe duan te jene gjithmonë te paret, Demat e pranojnë lehtësisht te qenit ne vend te dyte. Paratë kane mjaft rëndësi për personat e kësaj shenje dhe shpenzimet i kryejnë me maturi. Buxhetin e menaxhojnë me kujdes dhe asnjëherë nuk ju mungon asgjë. Një veçanti e tyre është se janë tejet te tërhequr nga natyra dhe shpesh pëlqejnë punët e kopshtarisë dhe agrikulturën. Femrat e shenjës se Demit adhurojnë te merren me shtëpinë dhe me gatimin.

loading...




Shfleto artikuj te tjere per: DEMI HOROSKOPI KARAKTERISTIKA SHENJA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Dëshironi të dini se sa përshtateni me partnerin tuaj sipas horoskopit. Zgjedhni shenjën tuaj dhe shenjën e partnerit/partnerës tuaj dhe kuptoni përshtatshmërinë.


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved