Dhuratat ideale për personat e shenjës së Peshores
 
Shperndaje
ikub#: 1712070114
Dhuratat ideale për personat e shenjës së Peshores Ja çfarë te zgjidhni si dhurate për një peshore.
Personat e shenjës astrologjike te peshoret janë karizmatike, idealiste dhe realiste. Nga ana tjetër ata i drejton gjithë kohës diplomacia dhe mundohen te kenë një marrëdhënie te mire me ata qe i rrethojnë. Po çfarë dhurate mund t'iu bëni për t'i kënaqur sa me shume? Edhe për ta është e vështirë pasi janë te pavendosur dhe mund te ndryshojnë here pas here mendim.
E mira është qe dhurata qe do i behet një personi te kësaj shenje te jete cilësore, marke dhe me dizajn te veçante. Duke qene inteligjente dhe kureshtare, atyre mund t'iu pëlqejnë edhe librat dhe gjithçka qe lidhet me muzikën. Mendohuni mire kush është këngëtari apo grupi i preferuar dhe pse jo bëjuni një ftese për ne një koncert.
 
Peshoret janë moderne dhe elegante kështu qe edhe një bizhuteri me një nga kristalet e përshtatshme për shenjen e tij astrologjike do ishte ideale. Safiri dhe opali janë gurët e çmuar për këta persona.
Duke pasur gjithmonë nevoje për ekuilibër dhe harmoni, peshoreve mund t'iu bëni dhurate edhe ndonjë statuje dekorative apo një tjetër objekt dekorativ te rafinuar. 
 
Disa dhurata te tjera qe mund t'iu bëni personave te shenjës se peshores janë:
 
këmisha ngjyre blu
parfume me aroma akuatike
piktura ne akuarel
vazo me lule
roman
te brendshme
shampanje te zbukuruar
jastëkë dekorative te veçante
syze dielli
mbajtëse revistash
revistat e preferuara
një objekt me spirance
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: DHURATA PESHORE SHENJA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Dëshironi të dini se sa përshtateni me partnerin tuaj sipas horoskopit. Zgjedhni shenjën tuaj dhe shenjën e partnerit/partnerës tuaj dhe kuptoni përshtatshmërinë.


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved