Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Dekorimi i shtëpisë sipas shenjave astrologjike
 
Shperndaje
ikub#: 1801030040
Qe çdo shenje horoskopi te ndihet mire, ja si duhet ta dekoroje shtëpinë.
Shtëpia, për çdo person, është vendi i çlodhjes, i rehatisë dhe ngrohtësisë, por ajo gjithashtu përfaqëson edhe një pjese te personalitetit. Sipas astrologëve ja ambienti qe duhet te mbizotërojë ne shtëpi për çdo shenje horoskopi.
 
Dashi
 
Dasheve ju duhet një ambient qe te pasqyroje respekt dhe force. Ne shtëpinë e tyre duhet te ketë patjetër ndonjë koleksion armesh, ndonjë mobilie te madhe pse piktura me ngjyre te kuqe te ndezur.
 
Demi
 
Ne shtëpinë e demave duhet te ketë shumëllojshmëri mobiliesh, vazosh me lule dhe aksesorësh. Personat e kësaj shenje nuk ndihen rehat ne një ambient minimalist.
Binjaket
 
Për binjaket, librat, televizori dhe telefoni nuk duhet te mungojnë asnjëherë. Ata janë persona qe duan te komunikojnë gjithë kohës me te tjerët dhe shtëpia duhet te ngjalle frymëzim dhe harmoni.
 
Gaforrja
 
Gaforret janë persona shume te lidhur me te shkuarën dhe fëmijërinë e tyre, prandaj ne shtëpi duhet te ketë gjithmonë kujtime qe lidhen me ato periudha. Objekte antike, foto te hershme, piktura te vegjëlisë, etj, gjithçka është e lejuar.
 
Luani
 
Shtëpia e një luani duhet te karakterizohet nga eleganca. Ata e duan shume luksin prandaj duhet ta dekorojnë ambientin e brendshëm me statuja dhe objekte te veçanta.
Virgjëresha
 
Për virgjëreshat, gjeja me e rëndësishme është pastërtia. Ata nuk janë te fiksuar pas dekorimeve, por disa gjera janë shume te rëndësishme për ta, si për shembull koleksionet e kukullave te pullave postare, etj.
 
Peshorja
 
Te udhëhequr nga Venusi, peshoret janë te apasionuar pas dekorimit te brendshëm. Ata i ndërrojnë shpesh mobiliet sepse duan gjithmonë një ambient perfekt. Për ta eleganca është mbi gjithçka.
 
Akrepi
 
Shtëpia ideale e akrepave duhet te ofroje mbrojtje, siguri, fshehtësi dhe maturi. Ata janë persona misterioze dhe i adhurojnë vendet sekrete ne shtëpi ose kasafortat mbrapa pikturave.
Shigjetari
 
Shigjetaret janë persona qe e adhurojnë lirinë dhe duan një ambient te lirshëm e jo me ngarkese. Dritaret e mëdha, dekorimet ekzotike dhe objektet qe kane blere neper udhëtime janë ato qe duhet te mbizotërojnë ne shtëpinë e tyre.
 
Bricjapi
 
Bricjapet e pëlqejnë shume thjeshtësinë, por edhe rehatinë dhe luksin. Ambienti i tyre nuk duhet te jete i ngarkuar.
 
Ujori
 
Personat e shenjës se ujorit e duan shume modën dhe mobiliet futuriste e minimaliste. Mobiliet e vjetra nuk iu pëlqejnë aspak dhe gjithmonë zgjedhin dekorime origjinale dhe te veçanta nga te tjerët.
 
Peshqit
 
Shtëpia e peshqve reflekton aktivitetet e tyre te preferuara. Ata nuk janë te fiksuar pas një stili te veçante dhe mund te vendosin ne çdo ambient objekte te shumëllojshme.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ASTROLOGJI DEKORIMI SHENJA SHTEPIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Dëshironi të dini se sa përshtateni me partnerin tuaj sipas horoskopit. Zgjedhni shenjën tuaj dhe shenjën e partnerit/partnerës tuaj dhe kuptoni përshtatshmërinë.


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved