Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Femrat nudo të Adrian Çenes
 
Shperndaje
ikub#: 1708080166
Nudo vijon të jetë një ndër format më të aplikuara nga artistët. Misteri i një trupi të zhveshur vazhdon të hulumtohet nga piktorët të cilët kërkojnë të gjejnë pikërisht në shenjat e trupit, zonat e mendjes.
Në këto ditë të nxehta vere, piktori Adrian Çene ka hedhur në telajo një cikël të ri nudosh. Janë femra që ashtu të shkujdesura i bashkohen një loje me dallgët e detit, apo të ulura në një kolltuk kërkojnë të gjejnë përgjigje për shqetësimet e jetës.
Një nudo nuk mund të jetë e bukur nëse nuk ka brenda të vërtetën e jetës. Dhe Çene di të shohë përtej sensualitetit, duke i bërë këto telajo të duken të bukura. Nuk është hera e parë që ai zgjedh të prezantojë nudo. Në ekspozitën që hapi pak kohë më parë “Manipulation” në Galerinë Kombëtare të
Arteve mes 70 punimeve mund të dalloje lehtë dhe 5 tablo nudo. Prej 20 vitesh Çene është një artist që vepron në skenën e artit në vend. Ai është një prej artistëve modernë shqiptarë, i cili jeton dhe krijon në mjedisin artistik të Tiranës. Krijimtaria e tij ka kaluar përmes përshtatjes së kërkimeve individuale në botën e pafund të trajtesave që arti i ditëve të sotme i sugjeron çdo artisti. “E rëndësishme është se kërkimet e tij nuk kanë reshtur, madje përmes tyre zbulohen kalime të guximshme, që për një piktor janë shpeshherë ballë rreziqeve të paparashikueshme, të cilat marrin emrin e thjeshtë ‘Imitim’”, thotë Suzana Varvarica për punët e tij.
Çene u dallua në rreth 20 vite të rrugëtimit të tij të parë, për një pikturë ku dominoi ekspresiviteti figurativ i sendeve të abstraguara, kontrasti në marrëdhëniet e ngjyrave dhe përdorimi i një linje të plotë vizatuese. Ai krijoi një gjuhë vizuale përmes ngjyrave, të cilat janë pushtueset e para të telajos së tij. Ai pikturoi me gjallëri dhe promotori i tij emocional krijoi sipërfaqe me ndjesi të forta foviste, ku detaji natyror abstragohej dhe shfaqej prej ushtrimit të një peneli me presion ekspresiv.
 
loading...




Marre nga Shqip
Shfleto artikuj te tjere per: ADRIAN CENE FEMRA NUDO PIKTURA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved