Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Jo vetëm një festival filmash, si do t’i punësojë “Giffoni” të rinjtë shqiptarë
 
Shperndaje
ikub#: 1711050027
Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Shqipëri” po vjen edhe këtë vit, për të 12-ën herë, në datat 20-24 nëntor. Por nuk do jetë më vetëm një prezantim e diskutim filmash. Shumë shpejt do të jetë shumë më shumë se kaq.
“Ky është viti i fundit i “Giffoni”-t ashtu siç ne e kemi parë për 12 vjet. Ky vit do t’i paraprijë një ndryshimi shumë të madh. Shqipëria e mbaroi misionin e njohjes së fëmijëve dhe të rinjve me kinemanë. Ne do të zgjerojmë gamën e atyre që kemi bërë deri më sot, edhe pse nuk janë pak, sepse kemi përfshirë me “Giffoni”-n për gjithë këto vite 45 mijë fëmijë e të rinj, që na kanë përfaqësuar dhe kanë lënë gjurmë. Vitet 2018, 2019 dhe 2020 do të na çojnë drejt një Giffoni që do të prodhojë kienastët e ardhshëm që do të punojnë për kinemanë”, u shpreh gjatë konferencës për shtyp drejtori i “Giffoni Shqipëria”, Namik Ajazi, duke sqaruar se këtë vit në festival do të konkurrojnë 8 filma, 4 ndër të cilët janë shqiptarë. Por derisa ditët e festivalit të afrohen, lajmin më të bukur e dha Claudio Gubitosi, drejtori i “Giffoni Film Festival” .“31 dhjetori i këtij viti shënon të shkuarën.
Në tre vitet e ardhshme “Giffoni” do të hyjë në një rrugë që do ta bëjë edhe më të fortë në raport me shoqërinë. Që prej “Giffoni”-t të gjithë të mund të shohin, kuptojnë dhe reagojnë për kuptimin e të rinjve gjatë kësaj periudhe historike. Objektivi im është që të punësoj të rinjtë nëpërmjet kinemasë, artit, kulturës, televizionit”.
Platforma e re e “Giffonit” parashikon që në Tiranë të formohet një group të rinjsh nga Universiteti i Arteve por jo vetëm. Edhe nga Ekonomia, marketingu, komunikimi dhe ky grup do favorizojë zhvillimin e shumë aktiviteteve në Tiranë dhe Shqipëri, duke u kthyer në një formë të vërtetë punësimi për të rinjtë. Si do të ndodhë kjo? Gubitosi i ka idetë të qarta edhe në këtë pikë. “Një numër i caktuar të rinjsh studentë do t’i marr me vete në Itali, do krijojmë grupe edhe me të rinj nga vende të tjera të botës që të mendojë si “Giffoni”, që do të quhen Giffoners.
Ata që duhet të kuptojnë mirë formën, idenë dhe filozofinë tonë për ta aplikuar më pas në vendet e tyre”, shpjegoi Gubitosi. Por jo vetëm kaq. Një tjetër objektiv i Claudio Gubitos-t është krijimi i i platformës “Mai Giffoni”. Të rinjtë nga të gjitha cepat e Shqipërisë, me anë të smartphoneve ose videokamerave, do të mund të realizojnë video prej 10 minutash mbi tema të ndryshme e të thjeshta, si shkolla ime, familja ime, vendi im. “Prej tyre ne do mund të kuptojmë më mirë dashurinë që ata kanë për Shqipërinë, shkollën, familjen.
Edhe për këtë platformë ka një emër, do quhet “Mai Albania”. Cili është qëllimi i këtyre videove dhe kësaj platforme? Edhe këtu një mundësi tjetër për të rinjtë e talentuar shqiptarë, sepse 10 historitë më interesante do bëhen filma me mbështetjen teknike, artistike dhe financiare të “Giffoni”-t. Prisni se ka edhe më. Këtë vit Claudio ka ardhur në Shqipëri si Babagjyshi i Krishtlindjeve. “Objektivi tjetër është të vendosim një fokus mbi gjithë punët e studentëve të shkollave të filmit dhe unë njoh shumë të rinj me potencialë të mëdha.
Ne të “Giffoni Albania” duam t’u japim mundëisnë këtyre të rinjve që ata të njihen dhe të shprehin aftësitë e tyre. Këta të rinj do të jenë pjesë e festivalit Giffoni 2018 me 4 kurse prej 400 studentëve më të mirë, intrigues e ambiciozë”, tregoi më tej Claudio Gubitosi, duke theksuar se “Giffoni” ka ndër mend të qëndrojë gjatë në Shqipëri dhe të sjellë shanse të tilla për të rinjtë shqiptarë, sepse Giffoni nuk është vetëm java e festivalit. Çdo dy muaj duhet të bëhet diçka këtu në Shqipëri, nëse do vijë edhe mbështetja e institucioneve tona.
 
“Talentet shqiptarë dua t’i marr në “Giffoni” në Itali e dua t’i specializoj sidomos në marketing. Nëse kemi një produkt të mirë, ai duhet të shitet të me gjuhë e komunikim modern”, përfundoi Claudo Gubitosi.
loading...




Marre nga Shqip
Shfleto artikuj te tjere per: FESTIVALI FILIMI GIFFONI SHQIPERI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved