Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
TIFF 2017 mbërrin në Tiranë në edicionin e 15-të
 
Shperndaje
ikub#: 1711070172
TIFF (Tirana International Film Festival ) eventi më i rëndësishëm kinematografik, që zhvillohet në Shqipëri, na fton sërish të pikturojmë të ardhmen tonë me filma në edicionin e 15-të.
TIFF 2017, do të mbahet në sallat e kinemave Imperial te kinema Agimi, Teatri i Kukullave dhe TULLA Culture Center nga data 3-11 nëntor. Motoja e këtij edicioni të 15-të është: Pikturo jetën -Krijo të ardhmen (Picture your Life – Create the Future).
Ky është eventi më i rëndësishëm kinematografik jo vetëm për nga vjetërsia dhe eksperienca, por edhe për numrin e madh të aplikimeve dhe aftësinë selektive të filmave, programit të pasur dhe zbulimeve interesante, shkruan “ata”, Agjencia Telegrafike Shqiptare.
TIFF ka arritur ndër vite me një seleksion të kuruar imtësisht dhe një program të pasur artistik.
Pothuajse të gjithë filmat që do të shfaqen në TIFF 2017 janë premiera kombëtare e disa prej tyre edhe premiera rajonale, europiane e botërore.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FESTIVALI FILMI TIFF 2017 TIRANE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved